e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kolina tradhton italianët në Europë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kolina tradhton italianët në Europë

Alarmi u dëgjua që në muajin shkurt, teksa brenda një harku kohor prej tri ditësh ekipet italiane ngritën zërin kundër gjyqtarëve, teksa pretendojnë se janë penalizuar në Kupat e Europës. bajern juveTë gjitha, jo vetëm Juventusi, me gabime të rënda nga ana e "xhaketave të zeza" që komprometuan shanset për kualifikim.

Drejtimi i sfidës Bajern Mynih

Juventus i suedezit Erikson, "tërboi" italianët, të cilët e etiketuan si "vjedhje" humbjen kundër formacionit gjerman në "Allianz Arena".

Drejtori i bardhezinjve, Xhuzepe Marota, shpërtheu në fund të takimit kundër kryesorit Eriksen, teksa foli për një sistem të ngritur kundër skuadrave italiane që janë penalizuar në kompeticionet europiane. Më herët ishte Roma, e cila shfryhu kundër gjykimit të çekut Kralovec në sfidën përballë Realit të Madridit.

Në "shënjestrën" e klubeve italiane është një tjetër italian, bëhet fjalë për disenjatorin e arbitrave, Pierluixhi Kolinën. Ky i fundit duhet thënë se nuk i ka dhënë një dorë shtetit të tij dhe kjo përkthehet si një mëkat, pasi Italia ishte më pranë se kurrë vendit të tretë në renditjen e UEFA-s.

Në këtë muaj, bilanci është i qartë: brenda 30 ditëve gabimet e njerëzve të dërguar nga Kolina i kanë kushtuar 1 pikë e gjysmë Italisë në përballjen me anglezët. Shumë për të bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë, pasi kujtojmë se në valle janë miliona euro.

Gafat

Me moviolën në fushë, me shumë gjasa sot do ishin bardhezinjtë ata që do festonin kualifikimin. Mirëpo, të rikujtojmë episodet më flagrante kundër klubeve italiane.

Juventusi-Bajern

Në ndeshjen e parë, penallti e mohuar kundër Juventusit pas një prekje të topit me dorë nga ana e Vidalit në zonë. Goli i dytë i Tomas Myler në pozicion të parregullt. Dy episode edhe në ndeshjen e kthimit. Goli i rregullt i anuluar Moratës me rezultatin 1-0 dhe mosndëshkimi me karton të kuq për Kimish, i cili goditi me bërryl sulmuesin spanjoll.

Roma-Real Madrid

Gjyqtari i takimit, çeku Karlovec, si fillim nuk sheh një faull të dukshëm në zonë ndaj Florencit dhe disa minuta më pas nuk vërshëllen një penallti të dukshme ndaj El Sharauit. Sakaq, Karvahal dhe Navas i shpëtojnë ndëshkimit me kartonë të kuq.

Napoli-Vijareal

Kryesori i takimit, Nijhuis, nuk akordon një penallti të pastër në favor të Napolit pas prekjes së topit me dorë nga ana e Bruno Sorianos.

Gallatasaraji-Lacio

Gjykoi arbitri Oliver, i cili injoroi një kontakt në zonë mes Muslerës dhe Matrit. Po gjatë kësaj sfide, Oliver nuk akordon një penallti në favor të Lacios pas një prekje topi me dorë nga ana e Olkanit.

Përgatiti: LEAR MAÇI