Në Angli japin lajmin e bujshëm se Jurgen Klopp mund të jetë pasuesi i David Moyes te Manchester United. E ardhmja e skocezit në krye të “Djajve te kuq” është në pikëpyetje për shkak të paraqitjeve jo të mira të ekipit në këtë sezon.
Për këtë gjermani i verdhezinjve konsiderohet si tekniku ideal për United.Gjithashtu me 200 mln Euro që shoqëria do t’i vendosë në dispozicion trajnerit për merkaton e verës, në “Old Trafford” nuk janë të sigurtë nëse Moyes është personi i duhur për t’i menaxhuar këto fonde.