Klop tallet me bavarezet: Dua te jem Murinjo i Borusias per Guardiolen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Borusia Dortmund, Jurgen Klop, vazhdon që të ironizojë me distancë me Bajernin e Mynihut. Pas polemikave me drejtuesit më të lartë të Bajernit, ai ka thumbuar edhe trajnerin e ardhshëm të bavarezëve, Pep Guardiola. Klop, duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të qendrojë ende nën drejtimin e Borusias, ka thënë se “mos u shqetësoni, unë dua të jem Murinjo i Gjermanisë për Guardiolën”.
Ai ka vijuar me tej me polemikat, duke thënë se Bajerni rrezikon që ta kthejë Bundesligën si kampionati skocez, ku dominon vetëm Sëlltiku, pas rënies së Rejnxhërs disa kategori më poshtë. Kjo, duke parë se të gjithë lojtarët në Bundesligë kërkojnë të shkojnë tek Bajerni, duke përfshirë edhe sulmuesin actual të Borusias, Robert Levandoski.
“Nuk frikësohem se Bundesliga do të kthehet në një diskutim mes dy skuadrash si La Liga, por se do të bëhet si në Skoci me Sëlltikun pas rënies së Reinxhërs. Kam frikë se të gjithë lojtarët do të dëshirojnë të shkojnë vetëm te Bajerni”, tha Klop./b.l