Klop irritohet: Nuk kam thene se Murinjo do te shkoje tek Celsi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në prag të përballjes së dytë të Borusia Dortmund me Real Madrid, trajneri i gjermanëve, Jurgen Klop, ka shpërthyer kundër mediave, të cilat raportuan pak ditë më parë se ai kishte thënë që Murinjo do rikthehet tek Çelsi. Klop tha se kjo është një shpifje.
“Kjo është një histori krejtësisht qesharake. Unë nuk i kam thënë askujt se Murinjo do të shkojë te Çelsi apo ndonjë klub tjetër. Unë nuk jam një person që bën gjëra të tilla. E dëgjova këtë histori para ndeshjes tonë me Fortuna Dyseldorf dhe do ta pranoj që isha i mërzitur dhe shumë i inatosur pasi ajo është krejtësisht e rreme.
Kjo është një shpifje. Murinjo është një koleg dhe një mik me të cilin unë nuk do të abuzoja kurrë në këtë mënyrë”, tha Klop.