Kategoria e Dytë/ Naftëtari dhe Tomori nuk e njohin blofin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Golat: Elezi 7'(a), Rub.Danaj 61'
Vora: Sejdini, Elezi, Mullaj, Gurra, Kasnia, Brahimaj, Çaushllari (Loci 46'), Metaj, Demiri, Merdini, Fuçia. Trajner: E.Topi
Shënkolli: Rin.Danaj, Mashi, Mata, Dodaj, Hidri, Pjetri (Bruka 60'), Isaraj, Çeku, Rub.Danaj, Mirdita, Arapi. Trajner: A.Bruka
Kartonë të verdhë: Demiri 56', Loci 66', Brahimaj 66'/ Çeku 37', Pjetri 80'
Lezhjanët nuk dinë të ndalen, zhbllokohen pas një autogoli të skuadrës vendëse
Vora i jep një dorë Shënkollit
Ekipi i drejtuar nga trajneri Alban Bruka ruan kreun dhe marshon drejt historisë
Armando Subashi
Shënkolli nuk ndalet as në transfertën e Vorës, teksa me meritë arriti të marrë një fitore mjaft të rëndësishme. Lezhjanët e drejtuar nga Alban Bruka sigurojnë 3-pikëshin e radhës dhe vazhdojnë të kryesojnë. Katër javë nga fundit, Shënkolli është shumë pranë historisë, ngjitjes në Kategorinë e Parë. Loja nis me miqtë në sulm që kërkojnë për të realizuar. Nga një aksion i rrjedhshëm nga krahët, miqtë lëshojnë një top në zonë që devijohet nga Elezi që shkakton autogol në minutën e shtatë. Lezhjanët janë më të qetë, në një kohë që vendësit e kanë të vështirë të reagojnë. Disa raste sporadike të Vorës me Merdinin nuk mjaftojnë për ta barazuar rezultatin. Në minutën e 61-të, Shënkolli mbyll llogaritë e kësaj sfide duke dyfishuar rezultatin me anë të Ruben Danajt. Minutat në vijim u administruan qetësisht nga miqtë që largohen me tri pikë të rëndësishme nga kjo ndeshje e zhvilluar në Yrshek. Vorakët nga ana e tyre nuk kanë më asnjë synim këtë sezon dhe renditen në vendin e 6-të.
Internacional-Partizani B 2-4
Partizani, "poker" golash në 38 minuta
Golat: Emini 10', Janku 87'(a)/ Jaupaj 4', 21', Lleshi 36', Limani 38'
Internacional: Biduli, Bregasi (Jonuzi 64'), E.Mucca, N.Shkreta, Sallaku, D.Mucca (Asllani 46'), Haka, Lacci (Meta 60'), Emini, S.Shkreta, Çema. Trajner: A.Bedini
Partizani B: Dajsinani, Mema, Qaqi, N.Hoxhaj, Krasniqi, Lleshi, Hasa (Lika 81'), Vatnikaj (Janku 75'), Limani, Jaupi, Arbana (Karameta 76'). Trajner: G.Tomori
Kartonë të verdhë: Shkreta 39', Emini 39' Sallaku 49'
Gjyqtarë: B.Dragusha, L.Jubani, J.Podgorica (Shkodër)
Vëzhgues: G.Gacci (Tiranë)
Delegat: A.Xhema (Tiranë)
Partizani B ka triumfuar në "derbin" me Interrnacionalin duke shënuar "poker" golash që në pjesën e parë. Fillimisht ka realizuar dopietë Ardit Jaupajt në të 4-ën dhe 21-ën. Ndërkohë që për Internacionalin ka shënuar kosovari Aldin Emini në të 10-ën. Në harkun e dy minutave është Lleshi që shënon një supergol me rofeshatë dhe pas dy minutash Limani finalizon aksionin e bukur të Vatnikajt. Në të 87-ën, vendësit ngushtojnë pas një autogoli të Jankut. Me këtë 3-pikësh, të kuqtë ngjiten në vendin e 3-të dhe mbeten në garë për një prej dy vendeve të para.
Abdulla Dushku
Albpetroli-Egnatia 1-0
Albpetrolit i mjafton Hatia, nxjerr Egnatian nga gara
Goli: Hatia 12'
Albpetroli: Kapaj, Abazi, Derka, Mbyeti, Kapo, Hatia (Islami 56'), Idershai, K.Arapi (Prifti 80'), Andoni, F.Dhrami, Përnezha (A.Arapi 88'). Trajner: A.Kurti
Egnatia: Rexhepaj, Vargu (Llolli 5'), Daci, Dorbosa (Xhafa 45'), Bakiasi, Bejko, Kasaj, Gjyla, Vata, Myftaraj, Lapi (Muguisa 81'). Trajner: M.Deda
Kartonë të verdhë: Kapo 27', Dhrami 37'
Gjyqtarë: E.Hala, E.Tafili, M.Mullai (Memaliaj)
Vëzhgues: S.Qurku (Sarandë)
Delegat: Sh.Ali (Sarandë)
Albpetroli rikthehet te fitorja. Ka mjaftuar goli i minutës së 12-të shënuar nga Hatia që patosarakët të marrin fitoren ndaj Egnatias. Me këtë humbje, rrogozhinasit humbasin ritmin dhe zbresin në vendin e 4-t, katër pikë larg vendit të dytë dhe shtatë më pak se kreu. Për rrogozhinasit bëhet shumë e vështirë synimi për një prej këtyre dy vendeve. Pas golit të pësuar, miqtë kanë reaguar duke e përmirësuar mjaft lojën e tyre, por vendësit kanë ditur ta menaxhojnë si duhet rezultatin. Pavarësisht rasteve, rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund.
Mario Gjika
Velecciku-Kevitan 0-1
Kevitan me femra me vete, "hutohen" koplikasit
Goli: Islami 56'
Velecciku: Lopcci, Osmani, Manaj, B.Çokaj, Zymeri, Peposhi, Hasa, Plishta, Leka, Marshetaj, D.Çokaj. Trajner: B.Duli
Kevitani: Malaj, Kapo, Vataj, Islami, Hajdari, Hyseni, Asllani (Kosova 66'), Pjetri (Muccaj 73'), Saliaj, Levendi, Gjecci (Tushaj 60'). Trajner: Y.Shehu
Karton i verdhë: Osmani 23'
Gjyqtarë: I.Ujkaj, E.Burgu, E.Hushi (Fushë Krujë)
Vëzhgues: V.Pashaj (Rrëshen)
Delegat: F.Shkupi (Durrës)
Velecciku ka dalë i mundur nga ky takim, edhe pse ka krijuar shumë raste dhe ka kontrolluar pjesën më të madhe të ndeshjes. Rastet për koplikasit kanë qenë të shumta, por ata nuk kanë mundur të finalizojnë. D.Çokaj, Hasa e Marshetaj kanë qenë fare pranë golit. Por, edhe miqtë kanë rrezikuar portën vendëse. Ndërkohë që në minutën e 56-të, Islami për miqtë ka gjetur rrugën e rrjetës dhe ka kaluar në avantazh të tijtë. Në stadium është parë dhe prania e disa vajzave që mbështesnin ekipin mik të Kevitanit. Kryeqytetasit vazhdojnë të mbeten të dytët.
Esat Ymeri
Luzi Junaited-Gramshi 0-1
Gramshi surprizon Luzin, Biqiku vendos ndeshjen
Goli: Biqiku 68'
Luzi Junaited: Veliu, Boricci, Dore, Camara, Shkëmbi, Diop, Patozi, Kamberi (E.Xeka 68'), Meta (A.Bushi 81'), Bangoura, Çullhaj (Gjuzi 72'). Trajner: L.Lusha
Gramshi: Kocci, Topalli, Pinari, Duraku, Goga, Marishta (Hysaj 75'), Tata (Sollaku 86'), Ukaj, Kaca, Biqiku (Panganika 70'), Dollani. Trajner: Sh.Lleshanaku
Gjyqtarë: E.Hazizaj, A.Konomi, E.Hasanaj (Fier)
Vëzhgues: A.Molla (Tiranë)
Delegat: S.Kalleshi (Shijak)
Loja ka nisur mirë për vendësit që në minutat e para që rrezikojnë me Çullhajin, Camaran dhe Patozin, por gabojnë shënjestër. Miqtë patën disa raste të pastra me anë të Tatës, Dollanit dhe Marishtës, por portieri vendës u tregua i vëmendshëm. Në pjesën e dytë, përsëri Luzi hidhet në sulm. Patozi, Camara dhe Bangoura nuk kanë gjeur dot portën mike. Goli i vetëm i takimit ka ardhur në të 68-ën. Pas një gjuajtje të bukur nga 20 metra të mesfushorit Tata, topi përplaset në traversë dhe rikthehet në lojë aty përfiton Biqiku që shënon.
Aldo Buzi
Sukthi-Tirana B 2-2
Tirana B nuk di të fitojë, Sukthi shpëton në fund
Golat: Shkëmbi 76', 93'/ Kaloshi 10', 46'
Sukthi: Haxhi, Gashi, Ar.Koleci, Hodo, Mara, Ad.Koleci, Torra (Taullau 72'), Buca (Voja 52'), Tavani, Barçi, Shkëmbi. Trajner: D.Mehmeti
Tirana B: Caka, Mezini (Zaja 74'), Milla (Rada 78'), Lala, Lamçe, Shpuza, Zajimi, Kurti, Kaloshi, Çangu, A.Lala. Trajner: K.Alimehmeti
Kartonë të verdhë: Ad.Koleci 62'/ Milla 28', Rada
Përballja e dy skuadrave të fundit në Grupin A ka përfunduar në barazim 2-2. Sfida ka pasur si protagonistë dy sulmuesit, Shkëmbi dhe Kaloshi që realizuan nga një dopietë për skuadrat e tyre. Kaloshi i dha epërsinë e dyfishtë Tiranës B që në pjesën e parë. Ky avantazh e përgjumi ekipin mik që e kujtuan të mbyllër këtë sfidë. Sulmuesi i Sukthit, Shkëmbi bën një çmenduri teksa shënon dy gola, fillimisht duke ngushtuar diferencën dhe në minutën e fundit të shtesë barazon rezultatin. Lufta në fund të tabelës mbetet e fortë dhe e hapur.
Armando Subashi
Himara-Përmeti 2-1
Golat: K.Prifti 31', Mihali 51'(a)/ Mihali 73'
Himara: Sadikllari, Hyso, Bacaj, Hoxha, Muccollari, Plaka, Bako, K.Prifti, Aliko, Shenaj, Shehaj. (U aktivizuan: J.Prifti, Shehu, Rrapaj). Trajner: Sh.Imeraj
Përmeti: Xheko, Këndella, Zaimi, Mihali, Dori, Shele, Duro, Karalliu, Bruno, Sakollari, Petro. Trajner: A.Kano
Kartonë të verdhë: K.Prifti, Shehu, Shenaj/ Sakollari, Petro
Gjyqtarë: G.Velccani, B.Shkëmbi, A.Jacce (Tiranë)
Himara, fitore shprese
Himara kthehet te fitorja pas disa javësh duke mposhtur Përmetin me rezultatin 2-1. Në minutën e 31-të, Krisel Prifti kalon në avantazh të tijtë pas një goditje të bukur. Në pjesën e dytë, presioni i bregdetarëve ka qenë i vazhdueshëm dhe kjo ka sjellë që Mihali të shënojë një autogol në minutën e 51-të. Gjithsesi, miqtë ia kanë dalë të shënojnë në të 73-ën. Ëhtsë Mihali që korrigjon gabimin. Rezultati i takimit nuk ka ndryshuar dhe Himara merr 3 pikë shprese për mbijetesë.
Kastriot Brahimaj
Naftëtari-Orikumi 2-1
Golat: Zylyftari 41', Kopaçi 80'/ Kongjoni 90+2'
Naftëtari: Kora, S.Gega, Gucaj, Shaba, E.Kajo, Latifi, Koroveshi (Xh.Kajo 70'), A.Gega, Kopaçi, Zylyftari (Hyska 87'), Behari (Alushi 63'). Trajner: B.Fraholli
Orikumi: Hasani, Gjipali (Kongjoni 46'), Metaj, Hoxha, Troka, Nurçe, Gjondeda, Xhelili (Xhuveli 46'), Azizaj, Omeri, Dervishi (Bërdaj 85'). Trajner: A.Haxhiaj
Kartonë të verdhë: Metaj 65', Nurçe 69'
Gjyqtarë: M.Shabanaj, A.Koçiaj, J.Kraja (Berat)
Vëzhgues: S.Resmeliu (Elbasan)
Delegat: Dh.Shoni (Gjirokastër)
Kuccovarët s'ndalen, fitojnë edhe pa tifozë ndaj Orikumit
Arben Çepani
Kuçovarët regjistrojnë fitoren e nëntë radhazi duke mposhtur këtë herë Orikumin 2-1. Edhe pse nën një shi të pandërprerë dhe në një stadium të boshatisur për shkak të pezullimit 4-javor, sfida ka qenë tërheqëse dhe me ritëm të lartë, ku ndoshta fitorja e Naftëtarit mund të ishte më e thellë. Me këtë 3-pikësh, kuccovarët ruajnë vendin e parë, në pritje të "finales" së parakohshme javën e ardhshme me Tomorin e vendit të dytë ku diferenca mes tyre është vetëm tri pikë.
Ndeshja
Naftëtari e zhvendosi lojën që në minutat e para në zonën e miqve ku në minutën e dytë krijohet rasti parë për shënim. Mesfushori Ardian Gega godet traversën pas ekzekutimit të një goditje dënimi nga rreth 25 metra. Pas disa minutave rrezikon Kopaçi, por miqtë i shpëtojnë pësimit të golit. Në minutën e 25-të regjistrohet një episod i diskutueshëm në portën e Orikumit ku vendësit pretendojnë për gol pas gjuajtjes së Ardian Gegës. Gjithsesi, goli i shumëpritur për kuçovarët do të vinte në minutën e 41-të ku pas një inkursioni të gjatë, shkodrani Stivi Shaba kroson në zonë dhe aty sulmuesi Arsen Zylyftari godet bukur me kokë duke mposhtur portierin mik. Pas shënimit të golit kuçovarët duken më të qetë, teksa edhe në pjesën e dytë epërsia është e madhe. Manovra sulmuese bëhet më e lehtë për vendësit, teksa miqtë pas disavantazhit heqin dorë nga mbrojtja e ngjeshur. Por, pavarësisht dëshirës, bregdetarët e kanë tepër të vështirë për të përballuar kryesuesit e Grupit B. 10 minuta përpara përfundimit ata ndëshkohen me golin e dytë. Vendasit pas shumë tentativave shënojnë golin e sigurisë me anë të Kopaçit me kokë. Në minutën e dytë shtesë miqtë shënojnë golin e nderit me anë Kongjonit. Pavarësisht rezultatit të ngushtëm kuçovarët kanë demonstruar një futboll të pëlqyeshëm dhe bindës.
Tepelena-Tomori 0-1
Tomori nuk njeh blofe, Tepelena e dorëzuar
Goli: Kanapari 49'
Tepelena: Sunda, Brahimi, Skënderaj, Luzi (Kucci 75'), Sula, Sakas, Jaupi, Kalaj (A.Cana 63'), Kazma, Rustemi, Aliaj (Shehu 46'). Trajner: I.Selimi
Tomori: Kaloshi, Paja, Hoxha, Ccacco, Frataraku, Topi (Isufi 46'), Sharavolli, Dervishi, Myzini, Mirani (Shinko 60'), Kanapari (Daullexhiu 64'). Trajner: B.Sinella
Karton i verdhë: Sulaj 30'
Gjyqtarë: O.Yzeiraj, N.Rrapaj, Q.Shehaj (Patos)
Vëzhgues: Z.Jovani (Fier)
Delegat: Xh.Sefa (Lushnjë)
Takimi i zhvilluar në "Sabadin Shehu" të Tepelenës ka qenë mjaft i luftuar nga të dy ekipet. Në pjesën e parë skuadrat kanë pasur raste të shumta. Për vendësit Aliaj dhe Rustemi në të 18-ën, 30-ën dhe 38-ën nuk ia kanë dalë të gjejnë portën kundërshtare. Miqtë kanë rrezikuar në të 15-ën, 30-ën, 25-ën dhe 44-ën me anë të Myzinit e Kanaparit, por portieri Sunda ka qenë në formë të shkëlqyer. Miqtë gjejnë golin në të 49-ën me anë të Kanaparit që godet fort brenda zonës. Me këtë 3-pikësh, beratasit vazhdojnë të jenë në ndjekje të Naftëtarit.
Roland Suli
Domosdova-Delvina 1-2
Delvina, cigare dhe surprizë në Prrenjas
Golat: Vreto 46'/ M.Çuno 11', Sopjani 60'
Domosdova: Çelaj, F.Rira, Bozha (Xh.Rira 68'), Bego, Facja, Duka, Karaj, Kukli (Lushi 72'), Licckollari, Vreto, Beqo. Trajner: E.Karriqi
Delvina: Ccallari, M.Çuno, Braculla, Qoku, Hakarepi, S.Çuno, Imeri, Gjecci, Hamiti (Myftari 59'), Sopjani (Bilo 80'), Mehmeti. Trajner: D.Mehmeti
Kartonë të verdhë: Sopjani, Beqo
Gjyqtarë: Xh.Mema, B.Grepi, A.Vila
Prrenjsakët e Karriqit nuk kanë bërë dot asgjë në fushën e tyre duke u mundur nga Delvina 2-1. Që në fillim, delvinjotët japin sinjale superioriteti dhe kalojnë në avantazh me Çunon që përfiton nga gabimi i portierit Çelaj. Prrenjsakët mundohen të reagojnë dhe e gjejnë golin e barazimit nga një perlë e Vretos, që bën mrekullinë nga goditja e dënimit. Megjithatë, në të 60-ën Sopjani del i lirë para portës kundërshtare dhe nuk fal. Vlen të përmendet "Fair Play" dhe mikpritja e prrenjsakëve, në një kohë që një lojtar mik përpara takimit konsumonte i qetë një cigare.
Ledion Qoshku
Gramozi-Bilisht Sporti 2-1
Gramozin e nderon një brazilian ndaj Bilishtit
Golat: Ferrera 3', 73'/ Xhoga 82'
Gramozi: Metko, Ferrera (Lico 89'), Dos Santos, Kodra, Maze (Byreku 90'), Mydini, Faslliaj, Rumi, Lumani, Lice, Gramo. Trajner: S.Rustemi
Bilisht Sporti: Xhelollari, Koci, Osmani, Ngjela, Xhoga, Hysolli, Demiri, Ametlli, Mancolli (Agolli 27'), Tanko, Xhangolli. Trajner: T.Meraku
Kartonë të verdhë: Mydini, Faslliaj, Lice, Ferrera, Osmani, Hysolli
Gjyqtarë: A.Zdrava, E.Gjoni, U.Kora (Elbasan)
Vëzhgues: V.Angjo (Pogradec)
Delegat: R.Rrapo (Korccë)
Kolonjarët kanë shijuar tri pikët e para në fazën e dytë duke mposhtur në stadiumin e Përmetit ekipin e Bilisht Sportit. Ata shënojnë që në të 3-ën me anë të Ferreras. Edhe miqtë zbritën disa herë para portës vendëse, por pa mundur të shënojnë dhe kjo për meritë të portjerit Metko. Pas shumë aksionesh në të 73-ën, përsëri braziliani Ferrera shënon golin e dytë. Miqtë kundërpërgjigjen në të 82-ën me Xhogën. Pas kësaj minute loja bëhet me e bukur ku të dyja ekipet kërkojnë përsëri të shënojnë, por nuk ia dalin deri në përfundim të takimit.
Kocco Lilo
Memaliaj-Skrapari 3-4
"Cahen" portat në Memaliaj, shtatë gola në 40 minuta
Golat: K.Shehu 58', Bilaj 64', Bega 90+2'/ Avdo 50', 73', Guri 55', 60'
Memaliaj: Zhupa, Hoxha, Ccaushi, Hima (Merdani 75'), Hajdini, Jaupi, Bilaj, Kuccaj (Hysesani 46'), Lala, Bega, K.Shehu. Trajneri: A.Zhupa
Skrapari: Spahiu, Myftari, Lila, Dosti, Tujani (Dika 70'), Çarccani, Veisllari, Zhezha, Avdo, Guri (Elezi 82'), Sinani. Trajner: A.Spahiu
Kartonë të verdhë: Ccaushi 12', Kuccaj 66', Tujani 75'
Gjyqtarë: K.Sheka, M.Llukmani, T.Kasaj (Vlorë)
Vëezhgues: T.Latifi (Gjirokastër)
Delegat: I.Ajazi (Berat)
Në një terren rrëshqitës të rënduar nga shiu që nuk pushoi është zhvilluar ky takim. Ata që kanë dalë të fituar ishin miqtë, që siguruan një 3-pikësh të rëndësishëm. Lojtarët e Spahiut kanë qenë kërkues, ndërkohë që vendësit kanë pasur shumë mungesa. Tekniku vendës u dha kështu mundësi futbollistëve të rinj që ishin plot 7. Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e dytë të takimit. Serinë e tyre e ka ccelur Avdo në të 50-ën dhe deri në minutën e dytë shtesë janë realizuar shtatë gola. Një fitore që e mban larg Skraparin nga vendi i fundit.
Roland Suli
