e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kasano do operohet ne zemer, largohet per 4-6 muaj

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kasano do operohet ne zemer, largohet per 4-6 muaj
Sulmuesi i Milanit dhe kombëtares italiane, Antonio Kasano, do të operohet në zemër për disa probleme celebrale. Lajmi u bë i ditur nga mjekët, ndërsa ndërhyrja pritet që të bëhet në ditët në vijim. Kasano prej disa ditësh ndodhet në spital dhe të gjithë menduan më të keqen më të mundshme. Por, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, ka dashur që të qetësojë të gjithë sportëdashësit. Ai ka thënë se karriera e Kasanos nuk është në rrezik dhe për 4-6 muaj, sulmuesi mund të rikthehet për të luajtur.