e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kartonët, 4 bavarezë rrezikojnë gjysmëfinalen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kartonët, 4 bavarezë rrezikojnë gjysmëfinalen

Në "Estadio Da Luz" është parashikuar një betejë e ashpër për të nxjerrë një nga dy biletat e fundit të gjysmëfinaleve, por Bajerni duhet të tregohet i përmbajtur në rast se dëshiron të shmangë humbjen e pjesëve të rëndësishme për takimin e radhës. bajern benfikaKatër bavarezë rrezikojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në rast se do të ndëshkohen sot nga gjyqtari Bjorn Kuipers. Ata janë Huan Bernat, Joshua Kimish dhe dy më të rëndësishmit, Arturo Vidal dhe Robert Levandovski.

Zherom Boateng, i cili ka marrë dy kartonë të verdhë, por e ka humbur duelin e çerekfinaleve për shkak të dëmtimit, në rast se do të ketë fatin të rikthehet për dy ndeshjet gjysmëfinale, atëherë do të jetë me fat, sepse kartonët në këtë fazë do të fshihen. Situata në kampin bavarez është e qetë: Guardiola rikuperoi edhe Kingsli Komanin ditën e djeshme.

Mesfushori francez i kaloi problemet muskulore që pësoi në stërvitje pas ndeshjes së vajtjes dhe të hënën dhe të martën u stërvit normalisht pa ndier shqetësime. Në seancën e djeshme stërvitore mori pjesë edhe Benatia, por mbrojtësi nuk ia doli që të ishte i gatshëm për sot.

Megjithatë, ndryshe nga ndeshja e vajtjes, kësaj radhe Pep Guardiola ka në formë më të mirë fizike Havi Martinezin dhe pritet që të jetë spanjolli ai që do ta formojë dyshen e qendrës së mbrojtjes me Kimishin dhe jo më Alaba, që në këtë mënyrë do të kishte mundësi të rikthehej në korsinë e majtë.

Problemet e qendrës së mbrojtjes pritet t'i mbulojë Arturo Vidal, i rreshtuar përpara repartit, ndërkohë që për të ndihmuar Robert Levandovskin në sulm do të mendojnë Riberi dhe Duglas Kosta nga krahët dhe Tiago Alkantara dhe Tomas Myler në qendër. Ndërsa Rui Vitoria nuk do të ketë të gatshëm sulmuesin Zhonas për shkak të kartonëve, por ka humbur edhe Gaitanin nga ndeshja e parë për shkak të një dëmtimi muskulor. Megjithatë, edhe pse fantazisti argjentinas nuk u stërvit dje, Vitoria tha se ai do të vendosë vetëm sot.