E Mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Shendeti

Kanceri i vezoreve, femrat e gjata jane me te rrezikuara

Në këtë seksion: Shendeti · 8 artikuj ↓
Kanceri i vezoreve, femrat e gjata jane me te rrezikuara
Gjatësia, si një nga kriteret për t’u cilësuar femër e bukur, ndoshta nuk është diçka edhe aq pozitive. Një studim  fundit ka gjetur lidhje me shtatlartësisë dhe mundësisë për t’u prekur nga kanceri i vezoreve. Sipas studimit të kryer nga Universiteti i Oksfordit, femrat e gjata janë më të rrezikuara nga kanceri i vezoreve se femrat shtatshkurtra. Studimi ka përfshirë rreth 100 mijë femra të diagnostikuara me kancer në vezore dhe ka dalë në përfundimin se për çdo 2 cm më shumë gjatësi trupore, rreziku rritet me 7 për qind.