Kampionet greke mund te perjashtohen nga Champions
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skuadra greke e Olympiakos mund të përjashtohet nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kampionëve. Kjo masë mund të vijë pasi presidenti i kësaj skuadre Vangelos Marinakis po hetohet për korrupsion.
E përditshmja “The Journalist” ka bërë të ditur se kampioni i Greqisë rrezikon pjesëmarrjen në garën elite të klubeve evropiane në rast se dëshmohen akuzat ndaj Marinakisit. Ato sugjerojnë përfshirje në organizatë kriminale, korrupsion, dhe kurdisje të ndeshjeve.