e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kaka pritet si hero ne Milano

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kaka pritet si hero ne Milano

Rikthimi i Leite Kaka-së tek Milani ishte shumë më shumë se sa emocionues. Mesfushori brazilian, i cili shkëlqeu në Milano vite më parë, u prit si hero nga tifozët kuqezi.  Braziliani u largua nga “San Siro” në vitin 2009 për të nënshkruar me Realin e Madridit, por sot kuqezinjtë kanë të drejtë që ta harrojnë atë largim.

 “Jam shumë i lumtur që jam rikthyer tek Milani. Ne kemi një ekip të shkëlqyeshëm. Me padurim pres të luaj në “San Siro” sërish dhe ndjej të njëjtat emocione si herën e parë”, ka deklaruar Kaka, i cili sërish do të veshë fanellën me numër 22. Kaka do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me kuqezinjtë dhe do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, plus bonueset në bazë të performancës.