e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kaçe tek Inter? Flet agjenti i lojtarit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kaçe tek Inter? Flet agjenti i lojtarit

Është folur shumë gjatë ditëve të fundit, si për një interesim të Interit për mesfushorin e PAOK-ut, ashtu edhe për një paraakord të mundshëm mes palëve për kartonin e shqiptarit. Në lidhje me këtë, "fcinternews" ka intervistuar vetë agjentin e Ergys Kaçes, Niko Kagioulis.kace Sipas tij, ai vetë dhe lojtari janë të nderuar për një kalim të mundshëm te një skuadër e madhe si Interi. "Kaçe ka kontratë deri në fund të 2017-ës, por zikaltrit kanë shprehur interes për të. Për ne do të ishte nder i madh nëse do të ndodhte një transferim i tillë.

Është një mundësi e artë për vetë Kaçen. Mendoj se mundësitë janë shumë të mëdha që ky transferim të kryhet. Nëse Inter do të bindet në fund të sezonit dhe do të bëjë një ofertë zyrtare te PAOK-u, mendoj se çdo gjë mund të përfundojë me sukses. Për momentin, nuk mund të themi se ka akord", ka deklaruar menaxheri i mesfushorit.