e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kaçe: Gjyqtari gaboi te kartoni i parë, jemi gati për Europianin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kaçe: Gjyqtari gaboi te kartoni i parë, jemi gati për Europianin

Ka bërë një nga ndeshjet e tij më të mira me Kombëtaren, por u desh një episod që ta dërgonte në dhomat e zhveshjes para kohe. Ergys Kaçe ka deklaruar ekskluzivisht për "Panorama Sport" se ndëshkimi i tij me karton të kuq ka qenë i pamerituar.kace

Kartoni i kuq Gjatë fjalës së tij pas ndeshjes, futbollisti i PAOK-ut ka shpjeguar edhe ndëshkimin që ka marrë. "Kartoni i dytë ishte, ndërsa i pari jo. Madje, nuk ishte as faull, por kështu janë arbitrat dhe nuk kemi çfarë të bëjmë në raste të tilla", ka deklaruar Kaçe.

Ndeshja Futbollisti ka folur edhe për ndeshjen e kuqezinjve. Sipas tij, ka qenë një paraqitje me dy tablo, ku ai nënvizon atë që ka më shumë rëndësi për kuqezinjtë. Gjithashtu, skuadra dha sinjale të qarta edhe për Europianin. "Në pjesën e parë nuk luajtëm si duhet, por në të dytën u paraqitëm mjaft mirë dhe treguam se jemi një skuadër shumë cilë- sore. Treguam që mund të shkojmë pa frikë në Europian", është shprehur mesfushori kuqezi.

De Biazi Futbollisti nuk është preferuar shumë nga trajneri i Kombëtares në ndeshjet kualifikuese, mirëpo në miqë- soren me Francën Kaçe i dha fitoren Shqipërisë, por dje u ndëshkua me karton të kuq. Futbollisti rrëfen edhe bisedën me trajnerin. "Biseduam, por nuk më tha asgjë", tregon lojtari.

Europiani Është një ëndërr për të gjithë futbollistët që të jenë në Francë dhe Kaçe nuk mund të bëjë dallim. Futbollisti që luan te PAOK-u n ligën e parë greke tregon për gatishmërinë e tij si dhe objektivat e kuqezinjve në turneun e rëndësishëm.

"Jam përgatitur maksimalisht dhe si çdo lojtar, edhe unë dëshiroj të luaj më shumë, por këtë e ka në dorë trajneri. Mund të them që jemi një ekip që ka shumë vlera dhe besoj që duhet të jemi të gjithë gati për në Europian. Kam besim që mund të kalojmë fazën tjetër. Gjithsesi, nuk do të shkojmë për turizëm në Francë, kjo është shumë e rëndë- sishme", përfundon Kaçe për "Panorama Sport".