KQZ mblidhet te dielen per rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mblidhet të dielën në orën 10:00 për të llogaritur rezultatin për kryetarin e bashkisë së Tiranës, që do të dalë nga mbledhja e votave të shënuara në procesverbale. Megjithëse ishte parashikuar që mbledhja të mbahej të shtunën në orën 18:00, ajo është shtyrë për arsye ende të paqarta. Mazhoranca ka kontestime për rezultatin aktual, sipas të cilit kandidati socialist Edi Rama është në avantazh me 10 vota. Burime pranë shumicës thanë se ka një llogaritje të gabuar në një prej procesverbaleve, me 12 vota diferencë. Por, pavarësisht kontestimeve të PD-së, kandidati Rama shpalli fitoren të shtunën pasdite, nisur nga rezultatet e mbledhura nga procesverbalet e 11 KZAz-ve në Tiranë.