Basha: Te ecim pertej luftes politike
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kandidati i Aleancës për Qytetarin Lulzim Basha falenderoi të shtunën të gjithë njerëzit e tij të afërt dhe të gjithë ata që e mbështetën në garën për Tiranën. Basha deklaroi se do pranojë rezultatin që del nga KQZ-ja dhe ftoi rivalin e tij Rama të bëjë të njëjtën gjë.
"Faleminderit Tirana. Dua të falenderoj gruan time Aurelën vajzën Dafinën dhe të gjithë mbështetësit. Dua të falenderoj stafin e fushatës. Të gjithë bashkëpunëtorët për përkushtimin e punën e palodhshme. Dua të falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe të gjithë Partinë Demokratike. Dua të falenderoj partnerët e koalicionit, nuk mund të gjenimi miq më të mirë se ta. Dua të falenderoj të gjithë komisioneret, numëruesit dhe vëzhguesit e vendeve mike që e bënë këtë proces transparent e të lirë, me të cilin mund të krenohet sot e gjithë Shqipëria. Dua të falenderoj në vecanëti Iniciativën për Tiranën që më ftoi ta ndanim bashkë ide për ta bërë qytetin tonë më të mirë“, tha Basha.
Rezultatin e tij në këto zgjedhje, Basha ia kushtoi krejtësisht qytetarëve që i dhanë mbështetjen, ndërsa pranoi se do të uronte Ramën nese do të fitonte këto zgjedhje dhe priste të njëjtin regim nga kryesocialisti, pasi sic tha Basha, rezultati është shumë i ngushtë.
"Kjo fushatë ka ofruar një model të ri, për qytetin tonë dhe për Shqipërinë. Njerëzit kanë besim tek kjo mënyrë e re e të bërit politikë, të parët jeni ju. Këto janë zgjedhje të ndershme e të lira. Cili do të jetë verdikti final i votuesve unë do ta pranoj atë. Shpresoj që edhe zoti Rama të bëjë të njëjtën gjë. Pavarësisht nëse marrim për bazë burimet tona apo të palës tjetër të dy kandidatët ndahen me pak vota. Unë e kam thënë në fillim të procesit se cdo votë duhet të numërohet deri në fund. KQZ po përllogarit rezultatet dhe ne nuk e dimë kush është fituesi. Nëse në fund të këtij procesi Rama është fitues unë do ta uroj atë, nëse fitues jam unë shpresoj që edhe ai të më urojë“, theksoi Basha.
Në përfundim të këtij procesi, kur fituesi të jetë i sigurtë, Basha kërkoi mbështetjen e të gjithëve për të vazhduar punën për Tiranën. "Kur fituesi i kësaj gare të jetë i sigurtë ne kemi nevojë të ecim përpara, të ecim përtej luftës politike. Qytetarët duan që kryebashkiaku të luftojë për betejat e tyre të përditshme. Kur të kemi rezultatin final dhe këto zgjedhje të kenë mbaruar të gjithë të bashkohemi, ku e para të jetë Tirana“, nënvizoi Basha, raportoi BW.