e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

KLSH, Berisha: Paqe me Topin, do ta votojme Leskajn

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
KLSH, Berisha: Paqe me Topin, do ta votojme Leskajn
Propozimi i presidentit Bamir Topi për emërimin e Bujar Leskajt në krye të KLSH-së do të aprovohet nga deputete demokratë, edhe pse kandidatura e Leskaj nuk është shumë e mirëpritur në selinë blu. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, pas fjalimit live të kryeministrit, është marrë në shqyrtim dekreti i presidentit Bamir Topi, për emërimin e kreut të ri të KLSH. “Edhe pse nuk e shikojmë si kandidaturë tonën, ne do ta votojmë atë, pasi nuk duam të krijojmë bllokimin e institucioneve dhe të krijojmë përplasje të reja me presidencën” – mësohet të jetë shprehur Berisha.

Në këtë mënyrë, kryeministri i ka dhënë fund luftës së ftohtë me presidentin për emërimin e kreut të KLSH, pasi ishte rrëzuar në mënyrë demonstrative kandidatura e Sali Shehut dhe ishte paralajmëruar se nuk do të mbështetej asjë kandidaturë që do të dekretohej nga presidenti pa u konsultuar me parlamentin. Por, ndërsa ka marrë aporvimin e demokratëve, të cilët do ta votojnë Leskajn në seancën plenare të kësaj jave, kreu i ri I KLSH nuk do të marrë votat e opozitës, e cila e ka deklaruar qëndrimin e saj zyrtar për të mos e aprovuar.