e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Dialogu i vizave BE-Kosove, ne 2012-ten

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Dialogu i vizave BE-Kosove, ne 2012-ten
Dialogu për liberalizimin e vizave mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Europian mesohet nga Komisioni Europian se do mund të fillojë në fillim të 2012-tës. Gjatë një konference për shtyp këtë të hënë, Michele Cercone, zëdhënës i komisioneres së Punëve të Brendshme, është shprehur se Komisioni Europian vazhdon të që ndër qellimet e tij të ketë edhe nisjen e dialogut të vizave me Prishtinën. Duke shtuar se hapat drejt nisjes së dialogut mund të ndërmerren në fillim të vitit që vjen. Dhe jo para fundit të këtij viti siç edhe ishte premtuar. Hapat e ardhshëm për dialogun e vizave mes Kosovës dhe BE-së do të fillojnë vetëm pasi kjo e fundit të ketë shqyrtuar dhe vlerësuar plotësimin e kriterëve dhe kushtëve nga shtetit i Kosovës lidhur me standartët e këtij procesi.