e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

KE: Kriza ne Greqi mund te thellohet, renie te aktivitetit ekonomik

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
KE: Kriza ne Greqi mund te thellohet, renie te aktivitetit ekonomik
Komisioni Europian ka theksuar se në Greqi gjatë këtij viti do të ketë rënie të aktivitetit ekonomik prej 4,4 për qind duke e thelluar më tej krizën në këtë vend. Viti 2012 do të jetë viti i pestë në recension për vendin, i cili më herët i është miratuar një pako ndihme me vlerë 137 miliardë euro. Vitin e kaluar Prodhimi Bruto Vendas në Greqi u zvogëluar me 6.8% sipas KE, ndërsa besimi i konsumatorëve të sektorit të biznesit mbetet shumë i dobët. Sipas Komisionit Europian këtë vit Greqia do të goditet nga ngadalësimi i kërkesës së brendshme më shumë për shkak të reformave në tregun e punës e shoqëruar me ulje të pagave në sektorin shtetëror dhe privat.