KAS, vendos daten 16 prill per vendimin e ndeshjes Serbi-Shqiperi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjykata e Albitrazhit në Lozanë ka vendosur datën kur do të shpallë vendimin se saj, në lidhje me ndeshjen e 14 tetorit të zhvilluar në stadiumin e Begoradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Data e vendosur nga Gjykata e Albitrazhit Sportiv do të jetë në muajin prill me datë 16.
Pala shqiptare dhe ajo serbe kanë paraqitur ankimimin e tyre për anullimin e vendimit të komisionit të disiplinës dhe atij të Apelit të Uefas duke kërkaur anullimimet e këtyre dy vendimeve. Komisioni I disiplinës vendosi që ti japë tre pikë në tavolinë Serbisë, por ia hoqi përsëri tre pikët për dhunën e ushtruar nga tifozët serbë. Gjithashtu Uefa dënoi edhe me 100mijë euro gjobë Federatën Shqiptare të Futbollit.
Gjithsesi, do të duhet të presim datën 16 prill nëse Gjykata e Albitrazhit në Lozanë, do ti japë të drejtë kombëtares shqiptare, duke shpresuar që të kenë parasysh pushtimin e fushës së lojës nga ana e tifozerisë serbe të cilët ushtruan dhunë ndaj lojtarëve shqiptare, gjithashtu edhe racizim e shafqur përgjatë gjithë lojës deri në momentin e ndërprerjes