KAS heshtje deri ne fund per Shqiperine

KAS, heshtje deri ne fund per Shqiperine

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka njoftuar se vendimi për ndeshjen Serbi – Shqipëri do merret para datës 13 qershor pas analizimit të dosjeve të federatave përkatëse. Në një njoftim në faqen e saj zyrtare shkruan se gjyqtarët tani janë në proces reflektimi dhe para ndeshjes së radhës së Grupit I më 13 qershor do të merren vendimet përfundimtare.

Më 13 qershor do të luhen dy ndeshje kualifikuese të Grupit I, ku bën pjesë Shqipëria. Danimarka do të presë Serbinë, ndërsa Armenia në mbrëmje Serbinë. "Gjykata e Arbitrazhit për Sportin (KAS) ka dëgjuar ankesat e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Serbe kundër vendimeve të nxjerra nga Organi i Apelit në UEFA, ku dy federatat janë disiplinuar për tej për incidentet që ndodhën në Beograd gjatë ndeshjes kualifikuese “Euro 2016” mes dy ekipeve kombëtare më 14 tetor 2014.

Ankesat e Federatës Serbe të Futbollit u morën të enjten, 16 prill 2015, ndërsa dje në selinë e KAS-it në Lozanë, Zvicër, u dëgjua Federata Shqiptare e Futbollit. Palët, këshilltarët e tyre ligjorë, ekspertët dhe dëshmitarët okularë u dëgjuan nga apeli i arbitrave të KAS-it. Gjyqtarët e KAS-it tani janë në proces reflektimi dhe më vonë do të fillojë hartimi i vendimeve përkatëse përfundimtare që do të publikohen para ndeshjes së ardhshme kualifikuese për “Euro 2016 (Grupi I), më 13 qershor 2015. KAS-i nuk do të komentojë më tej këtë herë”, është shprehur gjykata në argumentimin e saj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama