Juventusi ndal Realin

Juventusi ndal Realin

Juventusi ka fituar në gjysmëfinalen e parë e Torino kundër Realit të Madridit. Italianët kanë fituar me rezultat 2-1, falë golave të shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 9-të të pjesës së parë dhe Tevez në minutën e 58-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Bardhezinjtë treguan superioritetin e tyre që në fillim të takimit, duke e konkretizuar edhe me golin e një madrileni, që vazhdon të jetë në pronësi të Realit. Por festa e skuadrës së Alegrit zgjati vetëm 17 minuta, pasi Kristiano Ronaldo riktheu barazpeshën në minutën e 27-të të takimit. Me këtë rezultat u mbyllën edhe 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë skuadrat nxehën gjakrat aq sa Juventusi arriti të sigurojë një 11-metërsh, i cili u kthye në gol nga Tevez. Minutat e mbetura pas golit të dytë ishin thuajse të gjitha të Realit, megjithëse e pati të vështirë të barazonte edhe një herë shifrat. Tashmë bardhezinjtë do të shkojnë javën e ardhshme në “Santiago Bernabeu” më të qetë dhe me synimin për të prekur pas shumë vitesh finalen e Championsit.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama