e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juventusi barazon Bajernin, Alegri surprizon Guardiolën (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventusi barazon Bajernin, Alegri surprizon Guardiolën (VIDEO)

UPDATE/ Juventus dhe Bajern e mbyllën në barazim 2-2 takimin e parë të vlefshëm për çerekfinalet e Champions League.

Untitled-14

Pjesa e dytë

Bajerni e nisi në sulm fillimin e pjesës së dytë. Ekipi i Guardiolës dominoi në mbajtjen e topit duke gjetur edhe golin e dytë në minutën e 55´ me anë të Roben.

Kur dukej se bavarezët do të triumfinin në Torino, bardhezinjtë u 'rikthyen' në lojë. Dy zëvendësimet e Alegrit me futjen e Moratas dhe Sturaros dhanë menjëherë rezultat.

Në minutën e 63´ ishte Dibala që ngushtoi diferencën. Ndërsa Sturaro barazoi për "zonjën e vjetër" në minutën e 76´, pas një asist të dhënë nga Morata.

1456260227463_lc_galleryImage_Bayern_Munich_s_German_mi

Pjesa e parë

Tomas Myler ishte autori i golit për Bajernin në pjesën e parë. Një kros i Roben në zonë nga krahu i djathtë për Costën, largohet nga Barzali për të përfunduar në këmbët e Mylerit. Ky i fundit nuk gabon këtë radhë para Bufonit, duke çuar topin në rrjetë në minutën e 43'.

Bajerni i Mynihut u shfaq më kërkues para portës së Juventusit në minutat e para të lojës. Juventus u duk i tërhequr në gjysmë fushën e saj. Skuadra e Alegritu rriti disi presionin në 10´ e para, por Bajerni rrezikoi portën kundërshtare me disa aksione të shpejta në kundërsulm.

Një rast i pastër për gol ishte në minutën e 13´, kur Myler nuk arriti të shënojë para portës së Bufonit, pas një topi të dhënë nga Levandovski.

210202952-03ce99a5-f18d-4565-bb3c-d90c461f7c5eJuventus nuk humbet në stadiumin e saj që prej 16 takimesh, në kampionat dhe në Ligën e Kampinëve. Nga këto ndeshje, Juventusi ka fituar 13 (11 i ka fituar radhazi) dhe 3 barazime.

Humbja e fundit që ka pësuar ka qenë më Udinezen në fillim të kampionatit.

210450146-195f517d-60d0-40aa-a65e-1d79ea3257a7FORMACIONET ZYRTARE:

JUVENTUS (4-4-2): Buffon, Lichtsteiner, Barzagli, Bonuçi, Evra; Cuadrado, Khedira, Marchisio, Pogba; Mandzukic, Dybala. Trajner: Alegri

BAJERN MYNIH (4-1-4-1): Neuer; Lahm, Kimmich, Alaba, Bernat; Vidal; Robben, Muller, Thiago, Douglas Costa; Lewandowski. Trajner: Guardiola