Juventus shkëputet ndaj Napolit, bardhezinjtë i falen Mandzukiçit (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventus thellon diferencën me ndjekësin më të afërt, Napolin. Fitorja e arritur mbrëmjen e së shtunës 1-0 ndaj Empolit, i çon bardhezinjtë në kuotën e 73 pikëve, 6 pikë në avantazh ndaj Napolit që luan nesër në Udine.
Mario Mandzukiç shënoi golin e vetëm të këtij takimi në minutën 44´ të pjesës së parë.
Kjo ishte fitorja e 20 në 21 ndeshjet e fundit të luajtura nga Juventusi. Me këtë rezultat ekipi i Alegrit pret i qetë ndeshjen e së dielës mes Udinezes dhe Napolit.