e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juventus fundoset, Raiola ben gati planin e shpetimit per Pogba

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventus fundoset, Raiola ben gati planin e shpetimit per Pogba

Mund të jetë faji i fanellës me numrin 10 ose i zërave të shumtë në lidhje me të ardhmen e tij, por nuk mund të fshihet fakti se sezoni aktual i Pogba është nën mesatare dhe çmimin më ta lartë, deri tani, po e paguan Juventusi që verën e kaluar ka vendosur ta ndërtojë ciklin e ri rreth francezit.

Por, pavarësisht nga kjo zërat në lidhje me largimin e mesfushorit nga Torino vazhdojnë të qarkullojnë, madje, të shtohen. Aq sa, në një intervistë për “RMC”, i ka takuar menaxherit Raiola që të japë sqarime në lidhje me të ardhmen e klientit të tij.

Transferimi i Pogba te Barcelona është akoma i mundshëm, nuk është i kushtëzuar nga fakti se Laporta nuk u bë president. Duhet parë projekti i Barcelonës dhe se cila është dëshira e Pogba. Nuk duhet të harrojmë se ka qenë ai që ka zgjedhur të qëndrojë tek Juventusi, por të gjitha dyert janë të hapura”, ka theksuar Raiola.

Të gjitha, duke përfshirë edhe atë që çon direkt në Mynih dhe më saktësisht te Bayern, pavarësisht se aktualisht skuadra drejtohet nga një prej kundërshtarëve kryesorë të Raiolas, Pep Guardiola: “Pogba te Bayern? Po, pse jo. Unë nuk kam marrëdhënie të mira me Guardiolën, por nëse ai do Pogbanë dhe nëse do të ishte zgjidhja më e mirë për Paul nuk do të jem kundër”, ka thënë Raiola. Tele Sport.