e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juventus eshte gati te shese Sissoko per Montolivo

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventus eshte gati te shese Sissoko per Montolivo
Ne baze te asaj qe shkruan 'TuttoSport', Juventusi po mendon te bashkoj perseri Filipe Melon dhe Riccardo Montolivo, qe ne kohet kur luanin tek Fiorentina formonin nje nga mesfushat me te forta e me te mira ne Serine A.

Per te arritur tek 25 vjecari i kombetares Italiane i cili ka nje kontrate deri ne 2012 dhe nje vlere 18 milion euro, drejtuesit bardhezi jane gati te shesin Momo Sissoko dhe Christian Poulsen.

Marrveshja duket shume e nderlikuar por deshira e mesfushorit qe mos te luaj me nje ekip normal por te bej nje hap me te rendesishem ne karrieren e tije duket se do te mbush mendjen drejtuesve te Fiorentines per ta shitur.

Po ashtu drejtuesit e Fiorentines kane blere tashme nga Udineze mesfushorin Gaetano D'Agosstino i cili luan ne te njejtin rol te Montolivos.