e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Juventus eliminon Celsin, demtohet rende Mesi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventus eliminon Celsin, demtohet rende Mesi
Në “Donbass Arena” të Donetsk, përballja mes Shakhtarit dhe Juventusit në 45 minutat e para nuk ka dhuruar shumë emocione, me dy skuadra që dukej se i kishin shpallur luftë njëra-tjetrës, por pa arritur të ndërtojnë raste të mira për gol. Barazimi i shkonte për shtat Juventusit, të cilit i mjaftonte një pikë për të siguruar kalimin në turin tjetër. Shakhtari, nga ana e tij, e kishte në xhep kualifikimin që më parë.

Në pjesën e dytë shikohet një Juventus më kërkues, i cili arrin të gjejë golin falë autogolit të Kuçer në minutën e 56. Në minutat e mbetura Juventus vuan, por asgjë nuk ndryshon. Italianët kualifikohen të parët në Grupin E, ndërsa Çelsit i shkon dëm goelada 6-1 ndaj Nordsjaellandit. Anglezët vuajtën në fillim ndaj danezëve, të cilët kanë humbur një penallti në minutën e 32.

Vetëm 3 minuta më vonë ishte Çelsi që humbi një 11-metërsh dhe në të 38’ David Luiz nuk gabon në penalltinë e dytë, duke zhbllokuar rezultatin. Torres ka shënuar golin e 2-0 në minutën 45. Por sapo ka nisur pjesa e dytë, Nordsjaelland ka ngushtuar në 2-1 me Xhon. Minutat e tjera janë goleadë e anglezëve që shënojnë me Kahil (51’), Torres (56’), Mata (63’), Oskar (71’), por që nuk mjafton për kualifikimin. Në Grupin F, Bajerni i Mynihut nuk e ka pasur të vështirë për të mposhtur Bate Borisivonin në Gjermani falë golave të Gomez (22’), Myler 54’, Shaqiri (66’) dhe Alaba (83’). Bjellorusët gjithsesi shkojnë në Europa League.

Valencias i mjafton një 11-metërsh i Xhonas për fitoren në shtëpinë e Lilës. Barcelona e “kanteranëve” vuan në barazim 0-0 në shtëpi përballë një Benfike shumë të motivuar. Miqtë humbasin shumë raste për shënim. Në veçanti Rodrigo e Lima, të cilët i shkuan shumë pranë avantazhit. Në të dytën luan Mesi, por në vend të golit vjen një dëmtim i rëndë, që mund të rrezikojë thyerjen e rekordit të Gerd Mylerit. Sëlltiku u kualifikua për në turin tjetër të Champions falë fitores 2-1 në shtëpi ndaj Spartakut të Moskës. Benfika shkon në Europa League.

Në Grupin H, Gallatasarai fitoi 2-1 në fushën e Bragës dhe siguroi kualifikimin bashkë me Mançesterin, i cili u mund në “Old Trafford”, që do të luajë në Europa League. PSG (Grupi A), Shalke (B), Malaga (C), Borusia Dortmund (D), Juventus (E), Bajern Mynih (F), Barcelona (G) dhe Mançester Junajtid (H), janë kualifikuar si kryesueset e grupeve të tyre dhe do të jenë në njërën vazo. Në vazon tjetër të shortit do të jenë skuadrat e klasifikuara të dytat: Porto (Grupi A), Arsenal (B), Milan (C), Real Madrid (D), Shakhtar (E), Valencia (F), Sëlltik (G) dhe Gallatasarai (H). Ndërsa në Europa League do të shkojnë Dinamo e Kievit (Grupi A), Olimpiakos (B), Zenit (C), Ajaks (D), Çelsi (E), Bate Borisov (F), Benfika (G) dhe Kluzh (H)

Champions League

DJE

Grupi E

Çelsi-Nordsjaelland  6-1

D. Luis 38’ (11-m), Torres 45’, 56’, Kahil 51’, Mata 63’, Oskar 71’ / Xhon 46’

Shakhtar D.-Juventus 0-1

Kuçer (ag.) 56’

Grupi F

Bajern Mynih-B. Borisov    4-1

Gomez 22’, Myler 54’, Shaqiri 66’, Alaba 83’ / Filipenko 89’

Lilë-Valencia   0-1

Xhonas 36 (11-m)

Grupi G

Barcelona-Benfika    0-0

Sëlltik-Spartak Moska 2-1

Huper 21’, Komons 82 (11-m) / Ari 40’

Grupi H

Braga-Galatasarai    1-2

Mosoro 32’ / B. Ylmaz 58’, A. Ylmaz 78’

Man. Junajtid-CFR Kluzh    0-1

Alberto 56’