Juventus-Bajern 0-1, vendos Tomas Myler në 43 (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UPDATE/ Juventusi dhe Bajerni i Mynihut përballen këtë të martë (20:45) në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Champions League.
Bavarezët kryesuan 1-0 në pjesën e parë ndaj Juventusit në Torino - në takimin e vlefshëm për çerekfinalet e Champions League.
Pjesa e parë
Tomas Myler ishte autori i golit për Bajernin në pjesën e parë. Një kros i Roben në zonë nga krahu i djathtë për Costën, largohet nga Barzali për të përfunduar në këmbët e Mylerit. Ky i fundit nuk gabon këtë radhë para Bufonit, duke çuar topin në rrjetë në minutën e 43'.
Bajerni i Mynihut u shfaq më kërkues para portës së Juventusit në minutat e para të lojës. Juventus u duk i tërhequr në gjysmë fushën e saj. Skuadra e Alegritu rriti disi presionin në 10´ e para, por Bajerni rrezikoi portën kundërshtare me disa aksione të shpejta në kundërsulm.
Një rast i pastër për gol ishte në minutën e 13´, kur Myler nuk arriti të shënojë para portës së Bufonit, pas një topi të dhënë nga Levandovski.
Juventus nuk humbet në stadiumin e saj që prej 16 takimesh, në kampionat dhe në Ligën e Kampinëve. Nga këto ndeshje, Juventusi ka fituar 13 (11 i ka fituar radhazi) dhe 3 barazime.
Humbja e fundit që ka pësuar ka qenë më Udinezen në fillim të kampionatit.
JUVENTUS (4-4-2): Buffon, Lichtsteiner, Barzagli, Bonuçi, Evra; Cuadrado, Khedira, Marchisio, Pogba; Mandzukic, Dybala. Trajner: Alegri
BAJERN MYNIH (4-1-4-1): Neuer; Lahm, Kimmich, Alaba, Bernat; Vidal; Robben, Muller, Thiago, Douglas Costa; Lewandowski. Trajner: Guardiola


