Jupi, i plotfuqishem ne kombetaret e moshave
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Redi Jupi tashmë do të jetë i plotfuqishëm në kombëtaret e të gjitha moshave. Sikurse është mësuar së fundmi, ish-futbollisti- i Dinamos, Tiranws, Rijekws e Diabakirsportit, i cili prej një viti mbante postin e shefit të zyrës së talenteve në Federatën Shqiptare të Futbollit, tashmë do të mbajë postin e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare, përjashto Kombëtaren A. Lajmi është konfirmuar edhe nga përgjegjësi i zyrës së shtypit në FSHF, Lirim Zalla. Nuk bëhet fjalë për një post zyrtar, por një shtim përgjegjësish brenda Drejtorisë Teknike, ku ai është pjesëtar. Pra ai do të jetë një lloj mbikëqyrësi i ekipeve kombëtare të moshave, pa përfshirë këtu Kombëtaren e të rriturve. Një vendim i tillë i drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit duket se ka ardhur si shpërblim për punën e mirë të Redi Jupit në sektorin e zbulimit të talente të reja, që kanë furnizuar të gjitha ekipet e moshave gjatë kësaj periudhe.