Junajtid deshiron t’i marre Sitit, Veselin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mançester Junajtid është në prag të nënshkrimit me futbollistin e U-17 të Zvicrës, Frederik Veseli, i cili është kapiteni i Sitit për këtë moshë. 19-vjeçari nuk ka bërë ende debutimin e tij me blutë dhe duket se Junajtid ka rritur përpjekjet për të nënshkruar me mbrojtësin. Sipas “Mirror”, “Djajtë e Kuq” dhe Liverpuli kanë mbajtur në vëzhgim lojtarin dhe janë pranë përfundimit të një marrëveshje për nënshkrimin e tij. Sipas lajmeve të fundit pretendohet se Veseli ka kaluar testet mjekësore me kampionët e Anglisë, me shpresën e një marrëveshjeje me klubin nga “Old Trafford”, përpara mbylljes së merkatos. Ai do t’i sigurojë trajnerit skocez, Sër Aleks Ferguson një opsion shtesë në mbrojtje, pasi vuan nga dëmtimet.