Josa ndryshon skemën ndaj të kuqëve, kapiteni drejt rikthimit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeu pritet të ketë një mesfushë të ngjeshur kundër Partizanit. Korçarët nuk mund të kalojnë në aventurë në një takim që u intereson shumë edhe një pikë, kështu që trajneri Mirel Josa po mendon të hedhë në fushë një skuadër të kujdesshme, që, përveçse e rrezikshme në sulm, të mbrojë në mënyrën më të mirë si grup.
Në dy ditët e fundit në Durrës, bardhekuqtë janë duke punuar me skemat dhe lëvizjet e mundshme që Josa ka projektuar. Trajneri bardhekuq, gjatë gjithë seancës së djeshme, ka përdorur një mesfushë me tri qendra, teksa nga skema klasike 4-4-2 që ka përdorur në ndeshjet e fundit, tashmë e ka ndryshuar në 4-3-2-1.
Nëse Josa vulos këtë ndryshim, atëherë skema do të sjellë edhe risi në formacion. Porta dhe mbrojtja janë të vetmet reparte të palëvizshme, sepse, ashtu si në ndeshjet e fundit, Shehi do të jetë mes shtyllave, ndërsa para tij do të vendosen Radas e Osmani në qendër, si dhe Vangjeli nga e djathta dhe Arapi nga e majta.
Dilema - Në mesin e fushës janë dilemat e para të trajnerit. Lilaj dhe Eskuerdinja duket se janë të sigurt në qendër të mesfushës, por i treti që do të formojë treshen përpara mbrojtjes dhe që konsiderohet si "pedanë" mund të jetë Orelesi ose Shkëmbi.
Këto janë alternativat që trajneri ka në dispozicion dhe një mes tyre është e sigurt se do të jetë në formacion. Nigeriani ka treguar formë të dobët në ndeshjet që Josa i ka besuar, por gjithsesi ai po vjen në rritje tashmë.
Ndërsa Shkëmbi mësohet se ka qenë shumë i angazhuar në stërvitjet e fundit dhe forma e tij ka qenë e pëlqyeshme. Sa u përket pozicioneve të tjera, në krahun e majtë të mesfushës, disi më i përparuar do të luajë Liridon Latifi.
Ndërsa në të djathtë, Progni dhe Xhejms janë në dilemë për një vend në formacion. Mesfushori tropojan duket se e ka kaluar pjesërisht goditjen që ka marrë në kavilje, ndërsa Xhejms është gati dhe kjo pritet që të vendoset vetëm në seancën e fundit që do të zhvillohet sot.
Ndërsa në sulm i vetëm do të luajë i përhershmi Hamdi Salihi, që pritet të ketë mbështetjen e dy mesfushorëve të krahut. Shkodrani shënoi një supergol në ndeshjen e fazës së parë ndaj Partizanit, ndërsa në fazën e dytë në Korçë dëmtoi krahun