e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Josa i kënaqur, por ka rezerva për disa lojtarë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Josa i kënaqur, por ka rezerva për disa lojtarë

josaTrajneri i Skënderbeut , Mirel Josa ka shprehur rezerva për disa nga futbollistët e tij pas kualifikimit me Vllazninë. "Jam i kënaqur nga ky kualifikim pasi jemi në rrugë të mbarë për të dy trofetë. Disa nga lojtarët e ardhur në merkaton e verës nuk janë ende aty ku duhet dhe iu duhet kohë.

Nafiu ende nuk ka 90 minuta në këmbët e tij. Është një lojtar me vlera, por ende duhet të gjejë formën e tij optimale. Përsa i përket Xhejms, vlerat e tij dihen ndërsa Renatinho duhet të luajë ashtu si pjesa tjetër e ekipit. Duhet të përshtatet me ne dhe jo të luajë si atje ku është mësuar.

Partizani "Përsa i përket Partizanit, nuk më intereson shumë kush kualifikohet sot dhe uroj të fitojë më i miri".

Lufta për tutull "Unë në fus edhe Tiranën në luftën për titull pasi në rast se ata vijnë dhe marrin rezultat këtu do të futen fuqishëm në garë. Sot futëm në fushën e lojës lojtarë që të dijmë se çfarë mund të na japin, ndërsa me Tiranën do të ketë ndryshime", deklaroi Josa pas ndeshjes për 'SuperSport'.