e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Jemini me dy standarde, duhej penallti për Tiranën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Jemini me dy standarde, duhej penallti për Tiranën

Të arbitrosh një derbi, mund të jetë ndeshja më e vështirë përgjatë gjithë kampionatit për vetë reagimet që sjell, mirëpo Lorenc Jemini e ka bërë katër herë radhazi një gjë të tillë dhe tashmë duhet ta ketë si një "lojë fëmijësh". jeminiGolat e shpejtë të Partizanit bënë që vëmendja ndaj arbitrimit të shkonte vetëm në momentin e ndëshkimit të Elis Bakajt. Nëse ndëshkimi me të verdhë është i saktë për protestën e futbollistit, Jemini mund të kishte zgjedhur të largohej nga ai pozicion, si për të mos ndjekur reagimin e lojtarit.

Duke qenë se ndoqi të ishte krejtësisht i rreptë me Bakajn (që u ndëshkua me të drejtë nëse ka ofenduar), atëherë standardi i krijuar nga kryesori duhet të ruhej deri në fund, pa marrë përsipër të vendoste balancat.

Është Gomes që meritonte karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj Hoxhallarit dhe, më pas, veprimi i Teqjes është i ndëshkueshëm maksimalisht. Ka një goditje në zonë ndaj Fukuit, përballë të cilës Jemini duhet të kishte vepruar sërish me rreptësinë si ndaj Bakajt. Gjithashtu, ka edhe një moment në pjesën e dytë ku Hoxhallari më sëpaku meritonte një faull në kufijtë e zonës së Partizanit, në mos 11-metërsh, pasi është e vështirë për të përcaktuar se ku nis faulli.

Flamurtari-Tërbuni

Në Vlorë është anuluar një eurogol, ndërkohë që as në pamje filmike nuk mund të përcaktohet 100% nëse Shehaj ka qenë apo jo në pozicion jashtë loje. Kur ka një moment të tillë, edhe anësori mund të ketë një justifikim.

Laçi-Skënderbeu

Salihi është duke iu imponuar të gjithëve me formën dhe golat që po realizon rregullisht, por një simulim të tillë si ai në ndeshjen kundër kurbinasve nuk mund ta bëjë kurrsesi një sulmues me klasin dhe potencën e shkodranit të Kombëtares.

Teuta-Bylisi

Një simulim i Lenës duhej ndëshkuar, ndërkohë që një dyluftim i Hyshmerit me portierin është lejuar lojë e rregullt me të drejtë nga gjyqtari.

Në Shkodër ka një pretendim te goli i parë i Kukësit për faull ndaj portierit, po pamjet tregojnë se nuk ka kontakt dhe është lojtari i Kukësit që ka zotëruar i pari topin