Japonia goditet nga termetet dhe tsunami
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një tërmet i fuqishëm goditi gjatë mëngjesit pjesën verilindore të Japonisë dhe krijoi një tsunam i cili ka shkaktuar dëme të mëdha materjale. Televizionet japoneze treguan sot në mëngjes se makina dhe anije kishin përfunduar në mes të qyteteve nën ujë në provincën e Fukujamës, pas tërmetit me magnitudë 8,8. Zyrtarët japonezë lajmërojnë për mundësinë që një valë e lartë gjashtë metra të godasë bregun në orët e ardhshme. Nuk ka ende njoftime për viktima, por dëmet materjale janë të mëdha. Tërmeti goditi në orën 6:46 me orën shqiptare dhe është pasuar nga një seri tërmetesh të tjerë të vegjël. Epiqendra e tij ishte 373 kilometra larg Tokios, por banorët i ndjenë lëkundjet e fuqishme. Tërmeti plasariti ndërtesat dhe rrëzoi makinat nga urat.
Ndërkohë, pjesë të dallgës së tsunamit vërshuan si llavë në tokat e mbjella, duke futur në to varka dhe duke vënë përpara shtëpi dhe kamionë. Në Tokio turma njerëzish u mblodhën nëpër rrugë dhe u përpoqën të lidheshin me të afërmit përmes telefonit. Gjithashtu, tërmeti i shoqëruar nga tsunami ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë në pothuajse 4 milionë shtëpi në Tokio dhe në zonat përreth.
Japoni, shkon në 26 numri i viktimave
Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe një numër i pacaktuar janë deklaruar të humbur, pas tërmetit me magnitutë 8,8 të shkallës rihter dhe tsunamit që aktualisht po godet Japoninë. Lajmi u raportua nga “Agence France Presse”, e cila i referohet deklaratave të mediave japoneze. Bilanci tragjik i kësaj dite besohet të jetë shumë më i lartë, pasi disa godina janë shembur dhe zona të tjera janë përfshirë nga zjarri në Japoni, ku uji i detit vazhdon të avancojë në brendësinë e tokës.
Japoni, banorët rrëfejnë tmerrin
Banorët e Japonisë shprehen të tmerruar pas tërmetit të fuqishëm dhe dallgëve të tsunamit që përfshinë vendin. “Papritur toka filloi të lëkundej. Fillimisht mendova se isha sëmurë apo dicka e tillë, por pastaj e kuptova se ishte tërmeti më i fuqishëm ndër vite”, ka treguar për BBC, Natsuki Morikubo, nga Tokio. Ndërsa Yukiko, një tjetër banore e kryeqytetit japonez, ka treguar për rrjetin informativ britanik se ndodhej në apartamentin e saj në katin e katërt të një pallati kur ra tërmeti. “Në fillim mendova se ishte një tërmet i zakonshëm, nga ata të dobëtit që kemi herë pas here. Por pastaj lëkundjet u bënë shumë të dhunshme. Unë kam jetuar gjithmonë në Tokio, por kurrë s’kisha ndjerë një tërmet kaq të fuqishëm”, është shprehur Yukiko. Ndërkohë, shefi i personelit të qeverisë japoneze, Yukio Edano thotë se trupat ushtarake janë dërguar në zonat e prekura nga katastrofa për të ndihmuar banorët. “Neve na është ofruar ndihmë edhe nga vendet e huaja dhe ne vetë jemi të përgatitur të kërkojmë ndihmë nëse do të duhet”, ka deklaruar Edano.