e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Januzi hyn ne historine e Vorsklas, kalon rekordordin e 20 golave

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Januzi hyn ne historine e Vorsklas, kalon rekordordin e 20 golave
Gazeta kosovare “Express” njoftonte dje se Ahmed Januzi ka hyrë në historinë e  Vorskla Poltavës. Me golin e shënuar në fundjavë ndaj Kryvbasit, sulmuesi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në klubin ukrainas. Ai arriti në kuotën e 20 golave, duke e kaluar rekordin e deritashëm të dyshes Markoski e Chuichenko. Përfaqësuesi shqiptar ndihet i lumtur për këtë arritje, derisa premton se nuk do të ndalet me kaq. Kosovari e gjeti golin e 20-të në fitoren 2:1 ndaj Kryvbas Krivoy Rog, në kuadër të javës së 21-të në kampionatin ukrainas. Ish futbollisti i Kosovës së Vushtrrisë shënoi në minutën e 80-të, në paraqitjen e tij të 117-të në kampionatin ukrainas. Ai ndihet mirë që e theu rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të Vorskla Poltavës, të cilin deri tash e mbanin dy futbollistë: serbi Jovan Markoski dhe veterani i futbollit ukrainas Sergei Çuiçenko, që kishin shënuar nga 19 gola. “Është ndjenjë mjaft e mirë që e theva rekordin.

Kur kam ardhur në Vorskla, nuk kam luajtur në vazhdimësi. Ndërsa, në dy vjetët e fundit po luaj rregullisht, kështu që edhe golat po arrijnë”, shprehet Januzi për “Express”të Kosovës. Ai nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Vetëm shpreson të mos ketë lëndime, siç pati vitin e kaluar, kur lëndoi dorën dhe theu hundën.  “Ky është vetëm fillimi. Unë e kam të ardhmen përpara dhe mund të shënoj gola të tjerë, vetëm se nevojitet punë dhe angazhim. Shpresoj të mos lëndohem. Ky mund të jetë problemi kryesor që do të mund të më ndalë. Normalisht, krahas golave, shpresoj të fitojmë sa më shumë ndeshje me Vorsklan”, thotë Januzi. Nëse e shikojmë përqindjen, atëherë del se Januzi ka një mesatare prej 0,17 golash për ndeshje, një statistikë jo aq e fuqishme, por që i mjaftoi të hyjë në histori të Vorsklas. Përpos Januzit, në Vorskla luan me sukses edhe mbrojtësi i djathtë kosovar, Armend Dallku dhe vëllai i tij i vogël, Ardin Dallku, i cili luan për ekipin e dytë.