Ja se si Shqiperia mund te shkoje ne Europian

Ja se si Shqiperia mund te shkoje ne Europian

Synohet vendi i dytë në grup, por edhe i treti më i mirë, pasi në ndryshimet nga grupet me 6 skuadra, Shqipërisë s’do t’i hiqeshin pikët me vendin e fundit.Edhe pse jemi ende në gjysmë të rrugës, Shqipëria dhe shqiptarët kanë nisur të ëndërrojnë dhe, madje, të bëjnë llogaritë. Me laps dhe letër në dorë, skicimi i rrugës për në Francë nëpërmjet kualifikimit në grup nuk është edhe aq i vështirë. NË Europianin 2016 do të kualifikohen 23 skuadra, plus edhe ai organizator, pra Francë, që në këtë periudhë zhvillon vetëm miqësore.

 

Në këtë formë plotësohet Euro 2016 me 24 ekipe. Aktualisht, Kombëtarja kuqezi është në kuotën e 7 pikëve, ashtu si Danimarka, por për shkak të golaverazhit dhe ndeshjes direkte (barazim 1-1 në Elbasan), renditet e treta. Vendi i parë është Portugalia me 10 pikë të arritura dhe një humbje, që e ka ndaj Shqipërisë. Duke përjashtuar vendimin e KAS-it (ku mund të ndodhë gjithçka), fakti është që kuqezinjve, për të shpresuar për plejofin do t’i mjaftonin edhe 3 pikë, në rast se Portugalia do të kualifikohej si e para dhe Danimarka si e dyta. Kështu, kuqezinjtë do të shkonin 10 pikë dhe në një grup me pesë skuadra dhe s’do t’i hiqeshin pikët e marra me vendin e fundit.

 

Kualifikohen direkt në “Euro 2016”

1.Dy ekipet e para në grupe, pra gjithsej 18 skuadra, plus vendi organizator, Franca, që nuk ka nevojë të luajë pasi merr pjesë direkt

2.Vendi i tretë më i mirë i 9 grupeve

3.Vendeve të treta në grupe me 6 ekipe, u hiqen pikët me vendet e fundit. Ndërsa vendit të tretë në grupin me 5 ekipe, jo. Pra në rast se Shqipëria del e treta, nuk i hiqen piket me vendin e fundit

4.Tetë vendet e treta përballen në plejof dhe vetëm 4 prej tyre shkojnë në Francë


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama