e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ja kur nisin kampionatet per sezonin e ri

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ja kur nisin kampionatet per sezonin e ri

Ndërkohë që ekipet janë të angazhuara me ndeshjet kualifikuese të Kupave të Evropës apo me përgatitjet për sezonin e ri, le t’u hedhim një sy datave kur nisin kampionatet kryesore të kontinentit.

Në vendin tonë, sikurse është traditë, sezoni i ri futbollistik do të ngrejë siparin me finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit më 16 gusht, ndërsa gjashtë ditë më pas do të luhet java e parë e Kategorisë Superiore.

Ndër kampionatet kryesore të Evropës, më herët nis ai francez, më 7 gusht, kurse një ditë më pas topi do të nisë të rrotullohet në Premier Ligën angleze. Bundesliga fillon më 14 gusht, një ditë para kampionatit spanjoll, ndërsa java e parë e Serisë A italiane do të zhvillohet më 22 gusht.

Ndërkohë, ndeshjet e para në grupet e Ligës së Kampionëve janë në program për t’u luajtur më 15 shtator, kurse ato të Ligës së Evropës më 17 shtator.