e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ja cfare mendon Rei Manaj per ftesen e De Biasit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ja cfare mendon Rei Manaj per ftesen e De Biasit

Rei Manaj, debutuesi i Kombëtares shqiptare, është shprehur i lumtur për grumbullimin e parë, pas ftesës që ia bëri trajneri Gianni de Biasi, shkruan Zëri.

“Jam shumë i lumtur për këtë ftesë dhe pse e dija pasi kisha folur me De Biasin kur erdhi në Milano dhe më takoi dhe ndjehem shumë i kënaqur. Tani e kam vetë në dorë fatin tim, u shpreh futbollisti i Interit.

“Kur vjen në Kombëtare nuk do të thotë asgjë, nëse unë vij nga Interi dhe dikush tjetër nga një ligë më e ulët dhe duhet të luaj titullar. Në bazë të stërvitjes, si është moduli, kush është në gjendje më të mirë, ai që e meriton do të luajë”, vazhdoi ai.