Ivan Bogdanov nen hetim
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Prokuroria serbe ka filluar hetimet paraprake kundër Ivan Bogdanov, për veprimet e tij gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, raporton kosovarja "Express".
Duke cituar mediet serbe, portali online i kësaj gazete shkruan se Prokuroria e Beogradit ka filluar hetimet për përfshirjen e huliganit Bogdanov në fushën e gjelbër, duke qenë se kjo nuk ishte hera e parë që ai ka bërë një gjë të tillë. Ivan Bogdanov ishte dënuar edhe më parë për prishjen e ngjarjeve sportive, por ai nuk është ndalur dhe është futur edhe në një ndeshje të rëndësishme, si ajo Serbi-Shqipëri, më 14 tetor të vitit të shkuar. Boganov dhe huliganë të tjerë serbë hynë në fushë për të sulmuar futbollistët shqiptarë, derisa u larguan nga policia.