Italianet ankesa per Ibrahimovic: Deshtoi serish
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
“Tani arrij ta kuptoj pse Mourinho acarohet kur vjen të luajë në Barcelonë”. Fraza e Zlatan Ibrahimoviç ka qenë kryetitulli i të përditshmeve sportive një ditë pas ndeshjes Barça-Milan. Katalanasit shënuan fitore 3-1 kundër Milanit dhe u kualifikuan për në gjysmë-finale të Champions League.
“Kjo lojë nuk luhet për shkak të njerëzve këmishë verdhë. Ky është një turp. Unë nuk mund të besoj se ai referoi një penallti kur topi ishte ende në lojë. Duket se UEFA dëshiron që dy ekipe të forta të jenë në finale të Champions League. Tani e kuptoj Mourinhon pse gjithnjë ankohet kur luan në Camp Nou. Është e pamundur të luash në këtë fushë”, ka thënë pas ndeshjes Ibrahimoviç. Ironia e tij i referohet penalltisë së dytë që arbitri hollandezë Kuiper dha për ndërhyrjen e Nestës tek Busquets.
Megjithatë për shtypin italianë Ibrahimoviç, pavarësisht pritshmërive të larta, nuk arriti të tregojë vlerat e tij dhe ti sillte fitoren skuadrës. Sipas gazetave italiane, Ibrahimoviçit dje i mungoi grinta dhe “pafytyrësia” që të gjithë njohin tek ky lojtarë. Madje sipas tyre, rasti i djeshëm nuk mund të konsiderohet një episod i izoluar, pasi suedezi ka dështuar edhe në shumë sfida të tjera.
Ndërkaq pas deklaratës së Ibrahimoviç, ka reaguar drejtuesi i ekipit të Barçës, Pep Guardiola, i cili ka thënë për ish-lojtarin e tij se: “Vlerësimin për zotin Ibrahimovic e bën trajneri i tij,jo unë. Tani ai është bërë mik i Mourinhos. Nëse ai thotë që ne arritëm të fitonim vetëm fal arbitrit nuk ka problem, por nëse ne kemi arritur pesë herë në gjysmëfinale do të thotë se kemi ditur të shprehemi në fushë, atje ku diskutohen gjërat”.