e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Italia kualifikohet nese�

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Italia kualifikohet nese�
Pas barazimit 1-1 me Kroacinë, kualifikimi i Italisë në çerekfinale është vënë në dyshim. Me përjashtim të një barazimi 2-2 mes Spanjës dhe Kroacisë, që do ta eleminonte Italinë, pavarësisht se si ajo do të dalë me Irlandën, “axurrët”, kanë në dispozicion një sërë rezultatesh për t’u kualifikuar.

Mundësia e parë është që Italia fiton me Irlandën dhe Spanja nuk del barazim me Kroacinë.

Mundësia e dytë është që Italia të fitojë me Irlandën dhe Spanja të dalë barazim 0-0 me Kroacinë.

Së treti, nëse Italia fiton me dy gola diferencë (nga 3-1 e sipër) dhe Spanja del barazim 1-1 me Kroacinë.

Dhe në fund, nëse Italia fiton me tre gola diferencë dhe Spanja del barazim 1-1 me Kroacinë.

Pra, Italia ka katër variante ne favor për t’u kualifikuar dhe vetëm një që kjo gjë të mos ndodhë, atë të barazimit 2-2 mes Spanjës dhe Kroacisë, që do e eleminonte automatikisht.