e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Italia i gëzohet barazimit, Spanjën e shpëton goli i parregullt (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Italia i gëzohet barazimit, Spanjën e shpëton goli i parregullt (VIDEO)

Italia dhe Spanja e mbyllën në barazim 1-1 miqësoren e radhës mes tyre. Ndeshja e luajtur në Udine foli në favor të vendasve.

222626647-6da21e3f-e4af-4502-a61c-30fdcdb2a778Ekipi i Kontes vuri më në vështirësi futbollistët e Del Boskes. Pas 45´ minutave të para të mbyllura 0-0, Insinje gjeti golin e avantazhit për italianët në minutën e 67´. Ndërsa spanjollët barazuan 3 minuta më pas me anë të Aritz Aduriz.

211533939-f75e0dba-0a6f-470a-b8d0-a145e79346beSipas vlerësimeve pas përfundimit të ndeshjes, goli i tij ishte në pozicion jashtë loje.

Konte provoi për herë të parë skemën 3-4-3, ndërsa De Boske luajti me 4-3-3.

220845289-d885774b-053f-4c0d-997f-9218c2533dee

Ndeshja mes Italisë dhe Spanjës vjen në kuadër të miqësoreve të para të marsit që 24 ekipet luajnë para finaleve të Europianit që do të zhvillohet nga data 10 qershor deri më 10 korrik në Francë.