e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Itali, shqiptari gjen nje menyre origjinale per te fshehur drogen

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Itali, shqiptari gjen nje menyre origjinale per te fshehur drogen

Policia italiane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar rezident në Belper, në periferi të qytetit të Katanias për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike. I arrestuari është Fitim Brojaj, i cili monitorohej prej kohësh nga policia për shkak të vizitave të shpeshta të personave të panjohur në shtëpinë e tij në orare të pazakonta. Pas këtyre dyshimeve policia ndërhyri në shtëpinë e tij dhe pas ushtrimit të kontrollit zbuloi 2.5 kilogramë marijuanë, e cila ishte ambalazhuar në tri qese plastike. Njërën prej tyre, 31-vjeçari e kishte fshehur në dhomën e gjumit poshtë një tavoline dhe një në banjë, pranë kabinës së dushit. Mediet italine kanë publikuar dhe një foto, ku marijuana e fshehur në banjë duket e njomë, që do të thotë se ajo është kultivuar në Itali. Droga e sekuestruar, sipas policisë në treg do të kapte një vlerë prej 25 mijë euro. Brojaj është dërguar në burg në sheshin “Lanza”.