Ish-presidenti i Parmes E ka fajin Taci

Ish-presidenti i Parmes: E ka fajin Taci

Tommaso Ghirardi, ish-presidenti i Parmës ka folur për situatën e vështirë që po kalon klubi italian. “Borxhi 88 milionë euro? Në futboll është gjë normale. Mjafton të shisja 2-3 talente për t’a përgjysmuar. Ka klube që kanë shumë herë më shumë borxhe dhe e quajnë gjë normale”, ka thënë Ghirardi.

Ai ka folur edhe për presidentin për pak kohë, Rezart Taçin.

“Ai bëri shumë premtime në fillim megjithëse nuk më pagoi 10 milionë euro paradhënie. Bleu tre lojtarë të rëndësishëm si dhe lojtarin e kombëtares shqiptare, Andi Lila. Mendova se e kisha lënë klubin në duar të mira, por jam penduar. Madje e kam paditur në gjykatë Taçin pasi nuk ka respektuar kontratën”, tha Ghirardi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama