Ish-i burgosuri politik, Ndreca, i ve flaken vetes. Brace: Berisha duhet luftuar me cdo sakrifice
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Një ish-i përndjekur politik i ka vënë flakën vetes mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Gjergj Ndreca pasi e ka lyer trupin me benzinë, i ka vënë flakën vetes në ambientet e grevës së urisë. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e ish-të burgosurve të tjerë që kanë bërë të mundur parandalimin e djegies së Ndrecës. Menjëherë ai është dërguar me urgjencë në repartin e djegieve në QSUT, ku mësohet se gjendja e tij është rëndë.
Sot mbushen 16 ditë nga greva e urisë, dhe dje ish-të burgosurit politikë paralajmëruan mbajtjen e një proteste para Parlamentit, 18 grevistët u shprehën dje se, “nuk lëkunden nga kërkesat e tyre ekonomike dhe politike deri në vetëflijim”.
Ish-të përndjekurit politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit një grevë urie, e cila pritet të zgjasë, për shkak se qeveria nuk mbajti premtimet për dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut. Sipas ish-të përndjekurve politikë, gjendja aktuale e tyre është tepër e rëndë, ndërsa dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar. Ata theksojnë se gjithçka ndodhi për shkak të tjetërsimit të ligjeve që qeveria bëri në kundërshtim me Kushtetutën.
Braçe: Të lumtë Sali Berisha, kur ke një klasë politike që nuk të lufton
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, pas aktit flijues të ish-të përndjekurit politik, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë por edhe vetë opozitës. Braçe deklaron se qeveria ka një anë nuk ka ndjeshmëri për vuajtjet e kësaj shtrese dhe nga ana tjetër opozita mjaftohet vetëm me retorikë dhe nuk e lufton këtë pushtet.
“Kjo që po ndodh është kriminale! Një qeveri e ndyrë që kapardiset në pushtet, vjedh e vret por nuk ka as ndjeshmërinë më të vogël ndaj një grushti njerëzit të vuajtur pafundësisht që ndodhen në grevë urie. Të lumtë b*tha Sali Berisha! Po po, të lumtë kur ke një klasë politike që bën thjeshtë retorikë dhe nuk të lufton ty me çdo sakrificë deri në rrëzimin pa kthim. Poshtë Sali Berisha dhe gjithë raca e tij e hajdutëve dhe vrasësve të shqiptarëve”, ka reaguar Brace në profilin e tij në “Facebook”