Intervista e Totit: Ja sa herë i kërkoj Ilarit që të bëjmë seks
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Françesko Toti dhe Ilari Blazi sapo janë bërë prindër për herë të tretë, teksa prezantuesja e emisionit satirik, "Le Iene" ka sjellë në jetë vajzën Izabel.
Por, ndërsa çifti ka qenë shumë i rezervuar në ditët e fundit, media italiane ka risjellë në vëmendje një intervistë dyshe të një prej çifteve më të njohur në Itali, të cilët ngacmohen me pyetje thumbuese.
Si shkon jeta seksuale mes jush?
Ilari: Mirë.
Françesko: Shkëlqyeshëm.
Kush e merr iniciativën i pari?
Ilari: Gjithmonë ai.
Françesko: Unë.
Çfarë ju eksiton më shumë te njëri-tjetri?
Ilari: Fiziku i tij.
Françesko: Gjithçka tek ajo. Unë e dua njësoj çdo ditë dhe e pëlqej njësoj.
Cilit prej jush i dhemb më shumë koka?
Ilari: Mua.
Françesko: Asaj, çdo ditë. Sa herë vi në shpi, në mbrëmje, kjo është përgjigjja e parë e sigurt që marr prej saj. Ky është justifi kim... Disa herë dhimbje koke, disa herë dhimbje barku...
Ilari: Pikërisht, ato janë gjërat...
Sa herë në javë bëni dashuri me njëri-tjetrin?
Françesko: Tri herë në javë.
Ilari, ke simuluar ndonjëherë një orgazëm?
Eh, ka ndodhur...
A mund të na e tregosh? Jo, ju lutem...
Françesko, e besove? Ohhh... (në sensin që po)
Jeni pro ndarjes së të mirave materiale, apo secili të vetat? Për ndarjen e barabartë. Atëherë çfarë paguan njëri dhe çfarë tjetri?
Françesko: Paguaj unë gjithçka, ndërsa Ilari vetëm ujin.
Kur ta komunikoi Ilari se kishte mbetur shtatzënë?
Françesko: Ma tha në makinë.
Ilari: Po ecnim në një rrugë me dëborë.
Françesko: Testin ma vuri te kroskoti. Më tha, tani jemi thuajse tre në familje.
Po ti Françesko, si reagove?
U tërbova, u gëzova, i shkova drejt me makinë malit përballë.
Françesko, cili ka qenë lojtari që nuk të ka lënë të prekësh top?
Nuk ka ndodhur kurrë...
Cili ka qenë trajneri që nuk e ke duruar?
Këtu më vure në vështirësi, le të themi Bianki.
Shoku i skuadrës me të cilin je ndier më mirë në fushë?
Kasano.
Po përse ti dhe Kasano bëtë sherr?
Sepse i kishin futur në kokë disa gjëra jo të vërteta.
Po më pas u pajtuat?
U pajtuam, por më pas bëmë një tjetër sherr.
Po përse?
Sepse ishte i ri dhe disa gjëra duhej ende t'i kuptonte mirë.
Librin e Kasanos e ke lexuar?
Jo.
Është e mundur që ai të ketë pasur 600 femra në jetën e tij?
Pse kush qenka ky, Batman...
Kapelo apo Kasano, cili është më antipatiku?
Kapelo!
Më keq Interi apo Juventusi?
Juventusi!
Më keq Juventusi apo Lacio?
Që të dyja...
Ke rënë ndonjëherë në depresion si Bufoni?
Jo, fatmirësisht jo.
Ka ndonjë lacial që do ta doje te Roma?
Kurrë.
Asnjë?
I vetmi që kam dashur ka qenë Peruci, por ai nuk ishte lacial.
Rikthehemi te marrëdhëniet seksuale, keni pasur më shumë apo më pak pas lindjes së fëmijëve?
Ilari: Sapo lindën, normal, më pak.
Françesko: Më pak, por edhe tani, tri herë në javë, besoj se nuk është keq. Nuk qahem!
Nëse vajza juaj do të donte të bënte një ditë velinën?
Ilari: Eh, nuk e di, nuk mund t'i thosha jo.
Françesko: E rëndësishme është që ajo të jetë e lumtur.
Po sikur të të thoshte se kërkon të vërë pirsing në gjuhë?
Françesko: Atëherë do më duhej t'i sqaroja disa gjëra.
Ilari: Më duhet të pranoj, fundja unë e kam një te kërthiza.
Po sikur një ditë t'ju thoshte se ajo do të fejohet me portierin e Lacios?
Ilari: Atëherë do të bënte të lumtur babanë tim.
Françesko: Vetëm nëse është e çmendur. Nuk e lë më të futet në shtëpi.
Po sikur t'ju prezantonte një të fejuar, vajzë them...
Françesko: Oh, nëna ime...! Ju jeni të çmendur...
Ilari: Nëse ajo do të ndihej mirë ashtu...
Françesko: Pak jam xheloz, pastaj mes të dyve (dyjave)...
Po sikur djali juaj të zgjidhte të bëhej balerin?
Ilari: Pse jo?!
Françesko: Nëna ime... Ou, po ju ku i gjeni këto pyetje?!
Po sikur të donte të bëhej një kryeultras?
Ilari: Jo, këtë jo.
Françesko: Eh, po vetëm nëse është i Romës.
Po sikur djali juaj t'ju prezantonte të dashurin?
Ilari: Do të më vinte keq, sepse kështu nuk do të mund të bëhesha gjyshe. Për këtë...
Françesko: Do vras veten, do vras veten, por... Edhe mund të ndodhë.
Keni pasur ndonjëherë eksperienca homoseksuale?
Ilari: Jo.
Françesko: Jo, nuk është pjesë e repertorit tim.
Besoni në Zot?
Ilari: Po.
Françesko: Shumë.
Françesko, thuaji Ilarit diçka ku duhet të ndryshojë?
Sipas meje, duhet të jetë më pak krenare.
Po ti Ilari?
Për mua, duhet të jetë më pak i ndjeshëm.
Po diçka që nuk duhet ta ndryshoni?
Ilari: Shpresoj që Françesko të mbetet po kaq zemërgjerë.
Françesko: Të mbetesh kështu si je, e bukur, e thjeshtë, ujë e sapun...
