Interi mund te humbase dy yje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Interi mund të humbë disa nga yjet e tij, nëse nuk arrin vendin e tretë. Portieri slloven dhe mesfushori kroat janë dy nga lojtarët më të përfolur për t'u larguar nga skuadra italiane, nëse nuk sigurojnë vendin e tretë deri në fund të sezonit. Pas ardhjes së Lukas Podolskit dhe Xherdan Shaqirit, Interi duhet t'i balancojë investimet në klub, duke shitur njërin nga yjet etij. Nëse nuk largohet Ikardi, rrezikojnë largimin Handanoviç dhe Kovaçiç. Që të dy të kërkuar nga shumë klube të mëdha në Evropë.