Inter Fassone Incidenti me bluzen i perket te kaluares

Inter, Fassone: Incidenti me bluzen i perket te kaluares

Marco Fassone ka një “mal” për të ngjitur, pasi do ti duhet të ndërtoj një Inter kompetitiv, por mbi të gjitha të rregullojë raportet me tifozët zikaltër, raporte të cilat nuk kanë qenë kurrë të një niveli të lartë, për shkak të detyrës së tij të mëparshme si drejtor marketing tek rivalët e përjetshëm të zikaltërve, Juventusi.

 

“Më mirë një vit pa tituj se sa një jetë prej qesharakësh” ka qenë mesazhi i cili i drejtohej Interit nga Fassone, asokohe pjesë e Juventusit, ngjarje e cila nuk është harruar ende nga tifozët zikaltër. Por Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Marco Fassone i është rikthyer ngjarjes për të dhënë shpjegime: “Janë incidente që mund ti ndodhin kujtdo. Ajo bluze me atë mbishkrim ishte një dhuratë nga tifozët bardhezi për mua, dhe nuk mund të mos e tregoja përpara kamerave, më vjen keq nëse ai mbishkrim ka ofenduar ndokënd, pasi nuk ishte ky qëllimi im. Por nëse sot do të përballesha sërisht me të njejtën situatë nuk do të bëja përsëri të njejtën gjë. Me tifozët kërkoj gjithmonë të ndërtoj një raport ndryshe”, vazhdon drejtori përgjithshëm i zikaltërve. “Shpesh herë tifozët kërkojnë që të shohin në krye të klubit një tifoz si puna e tyre, një person i cili ka të njejtën ndjenjë, por jo gjithmonë kjo është e mundur, sepse drejtuesit duhet të jenë më të ftohtë në punën e tyre, dhe më të prerë, gjë të cilën një tifoz nuk do të mund ta bënte. Është e rëndësishme qe tifozët të kuptojnë se në momentin qe merr një post drejtues në një klub të madh jeta jote nuk ndryshon menjëherë dhe nuk je aty për të marrë vendimet si një tifoz”, përfundon Fassone.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama