Iniesta: Spanja eshte ende e uritur per sukses
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
28-vjeçari, “playmaker”- i Barcelonës, thotë se “Furia Roja” janë më të motivuar se kurrë më parë për të fituar tituj, duke pranuar se ata janë favoritë për ndeshjen kundër Francës, të shtunën, në çerekfinale të “Euro 2012”. Mesfushori i Spanjës, Andres Iniesta, ka insistuar se shpallja kampionë të Botës në vitin 2010 nuk e ka venitur dëshirën e tyre për të fituar tituj. Iberikët konsiderohen gjerësisht si favoritë për të fituar edhe “Euro 2012”, edhe pse turneu që po zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë ka konsumuar vetëm fazën e ndeshjeve në grupe.
“Është gabim të mendosh se Spanja nuk ka më uri si në kohët e mëparshme për të fituar trofe. Të jesh pjesë e një kombi dhe kombëtareje si Spanja, kurrë nuk e humbet dëshirën për të triumfuar,” – tha Iniesta për “Deportes Cuatro”. – Ju garantoj se jemi shumë të etur për të fituar edhe një tjetër titull Europiani, sepse kështu do të bëjmë historinë.”
Spanja fitoi 1-0 ndaj Kroacisë, në ndeshjen e tretë në grup, por vuajti shumë të dilte në lojën e vet përballë ballkanasve, për pasojë mori edhe disa kritika. Megjithatë, Iniesta nuk mendon se ekipi i tij duhet kryqëzuar, pasi është në rrugën e duhur, brenda realizimit të obketivave. “Unë nuk mendoj se Spanja luajti dobët ndaj Kroacisë, – vuri në dukje mesfushori i Barcelonës. – Pastaj, edhe ekipet e tjera kanë pasur ndeshje, në të cilat nuk ishin në më të mirën e tyre.
Ne patëm disa momente të vështira kundër Kroacisë, por kjo i ndodh çdo ekipi. Kur një ekip kombëtar luan në një nivel shumë të lartë dhe kur ai ka fituar tituj, shpresat janë shumë të larta, ndaj edhe kundërshtarët i kundërvihen me të gjitha mënyrat. Tifozët spanjollë duhet të besojnë në këtë ekip. Ata që thonë se nuk jemi duke luajtur si në Kupën e Botës 2010 nuk kanë të drejtë.”
Në pritje të ndeshjes çerekfinale kundër Francës, Iniesta bën parashikimin e tij: “Ne kemi fituar të drejtën për t’u konsideruar favoritë, por edhe Franca është shumë e fortë, ndaj kjo do të jetë një ndeshje e mirë.
Unë mendoj se francezët do të përpiqen të kenë në zotërim topin, duke u sjellë si ne në fushën e lojës, por faktor kyç do të jetë se sa efektivë do të jetë Spanja kur të ketë në posedim topin.”