e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Incident me himnin kuqezi, ja çfarë nuk u pa në TV

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Incident me himnin kuqezi, ja çfarë nuk u pa në TV

12884522_10207141331469227_2074123663_nEdhe pse bëhej fjalë për Kombëtaren e Shpresave, interesimi në shkallët e "Elbasan Arena"-s nuk mungoi, me mbi 2 mijë tifozë që ndoqën nga afër sfidën e kuqezinjve të vegjël me ata të Greqisë. Duka me De Biazin qëndruan së bashku në fushë, gjatë momentin te nxemjes se lojtarëve, me italianin që nuk nguroi t'i takonte ata.

Tifozët - Gjatë gjithë kohës tifo-grupi "Tifozat Kuq e Zi" kanë qenë në përkrahje të skuadrës, ashtu si edhe pjesa tjetër e të pranishmëve. Në ndonjë rast edhe e prishën "gojën" me ofendimet karshi skuadrës greke, por brenda lojës edhe mund të justifikohet. Gjatë pjesës së dytë patën edhe një incident me policinë, teksa në sektorin ku po qëndronte ky grupim u panë të shoqëroheshin disa prej tyre nga policia. Por, pas negociatave midis palëve gjithçka u qetësua dhe më pas tifozët vijuan normalisht me mbështetjen karshi skuadrës.

Problemet - Jo në pak raste njerëzit hasnin probleme me vendet në stadium, sepse ishin zënë nga të tjerë që nuk kishin respektuar vendet e tyre. Gjithsesi, edhe këto probleme të vogla u zgjidhën shpejt, sepse për fat të mirë kishte vende bosh dhe nuk ishte shumë e nevojshme ëpr të qëndruar patjetër në vendin ku shkruhej në biletë. Kishte edhe nga ata më 'kokë- fortët", të cilët donim domosdo të uleshin në vendin ku u takonte.

Himnet - Në momentin e himnit grek nuk munguan vërshëllimat nga ana e të pranishmëve në stadium, edhe pse të gjithë u çuan në këmbë për ta respektuar atë. Situatë sa e pakëndshme, por edhe emocionuese ndodhi në momentin e himnit shqiptar. Spikeri bën me dije se do këndohet himni ynë, por një defekt në foninë e stadiumit bëri që për pak sekonda të mos këndohej. Situatën e marrin në dorë vetë tifozët, të cilët nisin të këndojnë, duke e kthyer në favorin e tyre këtë incident. Gjithsesi, më pas situata u normalizua dhe të gjithë bashkë ia nisën edhe një herë këndimin e himnit, kësaj here edhe nën ritmin e fonisë.

De Biazi - Gjatë kohës kur lojtarët po bënin nxemjen në fushë, Duka me De Biazin po qëndronin pranë fushës me njëri-tjetrin. Së bashku me ta ishte edhe presidenti i klubit të Elbasanit, Arben Laze, ndërkohë që më pas afrohet edhe tekniku i Shpresave, Redi Jupi. Midis tyre diçka bisedohej, sigurisht në lidhje me ndeshjen. Gjatë daljes se lojtarëve nga fusha, tekniku italian nuk nguroi t'i takonte ata me radhë, edhe duke i përqafuar disa, duke u dhënë njëkohësisht edhe zemër.