e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Idrizi: Shqiperise i mungojne dy krahet e shqiponjes, Kosova dhe Çameria

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Idrizi: Shqiperise i mungojne dy krahet e shqiponjes, Kosova dhe Çameria
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka thënë dje se Shqipërisë i mungojnë dy krahët e shqiponjës, Kosova dhe Çamëria. Pjesëmarës në Aktivitetin Qendror të Diasporës Shqiptare në Gjenevë, zoti Idrizi mes mbi 8 mijë shqiptarëve të mbledhur tha se duhet të punojmë së bashku për bashkimin kombëtar, e për zgjidhjen e çështjes çame.

“Unë jam ketu për të sjellë zërin e Çamërisë. Shpirtin tonë të shumëfishuar nga vitet dhe dhimbja e që nuk do të gjej prehje deri sa të kete drejtësi. Që nuk do të gjejë prehje deri sa shpirtërat tanë të bashkohen me trupin e zhuritur të nënës Çamëri. Babai im ishte 2 vjeç kur u përzu nga trojet e veta vetëm se ishte Shqiptar. E pra ai nevojen për drejtësi ma ka kaluar mua, e unë jam sot bashkë me 300 mijë Shqiptarë të Çamërisë  por jo vetëm …Une i frymezuar nga kjo salle po deklaroj: Pritna Nëna Jonë Çamëri se i ke Djemtë në Shqipëri, në Kosovë, ndër Shqiptarët e Diasporës, ndër Shqiptarët e Maqedonisë, ndër Shqiptarët e Malit të Zi, ndër Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit …Në emër të Shqiptarëve të Çamërisë Ju Uroj të Gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen për 100 vjetorin e Shtetit Shqiptar e Ju ftoj të luftojmë për të hedhur poshtë vendimet e konferencës së Londrës të vitit 1913, Ju ftoj të punojmë e luftojmë për Bashkimin Kombëtar”,- tha z. Idrizi.

Aktiviteti Qendror të Diasporës Shqiptare u organizuar në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë me pjesëmarrjen e elitës politike dhe intelektuale shqiptare nga të gjitha trojet dhe nga diaspora.

Aktivitetin e përshëndetën presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Xhavit Haliti dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, z. Musa Xhaferri.