e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berisha Rames: Do perfundosh parti e trete

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berisha Rames: Do perfundosh parti e trete
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, siç vepron gjithnjë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, edhe këtë herë nuk ka lënë pa sulmuar liderin e opozitës. Berisha me humor tha se Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës, në zgjedhjet e vitit 2013 rrezikon të përfundojë parti e tretë.

“Nëse vazhdon kështu, i them Ramës se do të përfundojë forcë e tretë politike në vend”, tha kryeministri.

Berisha kishte parasysh me këtë deklaratë hipokrizinë siç e quajti ait ë programit të PS-së për bujqësinë. Nga ana tjetër zbuloi se PD nuk ka endë një program për zgjedhjet e ardhshme.

“Së shpejti do të ulemi me fermerët për të bërë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme. Ata kanë nevojë mbështetje, jo për hipokrizi. Jo si Rama që ngatërronte dhitë me kaproj. Jo mor, i thoshin ata, janë dhi race”, u shpreh Berisha. Partia Socialiste në çdo proces zgjedhor që mbajtur në vend që prej vitit 1997 ka dalë parti e parë. Edhe pse ajo humbi pushtetin në vitin 2005 si edhe nuk arrit të fitojë në zgjedhjet e vitit 2009, PS ishte përsëri partie e parë.

Precedenti i Kasharit

Në zgjedhjet e pjesshme në korrik të vitit 2008, për komunën Kashar, Partia Socialiste u rendit forca e tretë politike ndërsa kandidati i saj ishte i katërti. Para saj ishin Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrimi ndërsa në garën për zgjedhjen e kryekomunarit, kandiatin e PS-së e kaloi edhe një kandidat i pavarur. Por në këto zgjedhje LSI ishte në koalicion me partinë e Paskal Milos (PDS) dhe Neritan Cekës (AD).